Godet Diva Adelina Ismaili: Ky është vetëm fillimi: Zbulohet e vërteta e plotë si u realizua kënga 'Marshi i UÇK-së'

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 18:00
Godet Diva Adelina Ismaili: Ky është vetëm fillimi: Zbulohet e vërteta e plotë si u realizua kënga 'Marshi i UÇK-së'

Suksesi i Dives së muzikës shqipe Adelina Ismaili me emisionin e saj "Tete a Tete me Adelinën", duket se dikujt po i pengon, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në emisionin e fundit, i ftuar ka qenë Kryetari i Nismes Fatmir Limaj, ku në bisedë e sipër, u tha se edhe për realizimin e këngës ‘Marshi i UÇK-së’, interpretuar nga Arif Vladi, është paguar.

Lidhur me këtë nuk ka munguar as replika e Arif Vladit, i cili ka shkruar me ironi: ‘Ndigjojeni çfarë paska thënë Adelina Ismaili. Unë paskam marrë lek për Marshin e UÇK-së. Bile mund ta këndonte dhe ajo… ti Adelinë as 1000 si ti nuk do mundeni. I them kësaj Adelinës që të publikojë kush më ka paguar, përndryshe do përballemi në gjyq dhe ky gjyq nuk do të jetë si ato gjyqet e tjera të saj‘, ka shkruar Vladi.

Image

Por Diva Adelina Ismaili, nuk ka hezituar t'i kthejë përgjigjen e merituar: “ Mirëmëngjesi Arif Vladi. A po don gjyq me mua? A i ke paguar taksa Kosovës kur je paguar në koncertet që lajmëroheshin si humanitare? Zvicrrës? Gjermanisë? Etj, Ky është vetëm fillimi, shkruan "Kosova Sot Online". Ju duhet të qëndroni me emisionin “ Tetë –a-Tetë…” për të kuptuar se kush vërtet jëni. Vërtet ka kaluar koha kur keni shkelur mbi njerëzit e mirë, kur keni shitur të shenjtën. Ama tash faqën ta qnuki tash, ka goditur Diva.

Image
Image

Por se "Marshi UÇK-së" është paguar, e ka pohuar vetë  Ibrahim Kelmendi, njëri nga themeluesit e ish- Lëvizjes Popullore të Kosovës publikuar në media, të cilën "Kosova Sot Online", ua risjellë pa ndërhyrje. 

Image


“Duhen lekë për tekstin, kompozimin, studion për ta incizuar.”
Sinqerisht, jo për hir të këngës, por për ta heq qafe vardisjen e tij, nxora 1.000 (njëmijë) USD dhe ia dhashë. Ai u gëzua si fëmija…
Pas dy ditëve me takoi për të ma dhënë sihariqin:
“E kemi realizuar! Ka dalë e mirë…”

RASTËSI E NDODHUR RASTËSISHT – “MARSHI I UÇK-së”?

Ibrahim Kelmendi

Në mars 1998 përjetova rastësi të rastësishme – që u konkretizuar me MARSHIN E UÇK-së.
Kisha angazhuar Vëllain e Këngëtarit virtuoz Arif Vladi si taksist, që të ishte në gatishmëri tërë ditën për të na vozitur (50 USD dita). Këtë edhe për shkaqe sigurie, meqë ai kishte qenë polic. Kështu, Miku Arif e dinte kur ku gjendesha, kur interesohej.
Me takoi disa herë në lokalin “Çaplin” (pas Muzeut Kombëtar në Tiranë). Me fliste për nevojën dhe rëndësinë e një kënge frymëzuese për UÇK-në. Por unë nuk e kuptoja. Dhe kur zura ta vuaj si bezdisje, e pyeta: “Përse nuk po e bënë? Mos ndoshta të duhet leje…?”
Ai me foli troç, meqë pa se unë nuk po e kuptoja:
“Duhen lekë për tekstin, kompozimin, studion për ta incizuar.”
Sinqerisht, jo për hir të këngës, por për ta heq qafe vardisjen e tij, nxora 1.000 (njëmijë) USD dhe ia dhashë. Ai u gëzua si fëmija…
Pas dy ditëve me takoi për të ma dhënë sihariqin:
“E kemi realizuar! Ka dalë e mirë…”

Tani për atëherë, i kërkoj falje Mikut Arif për atë keqkuptim nga ana ime. Gjithsesi e falënderoj që ishte këmbëngulës (varditës) për ta realizuar.
Falënderoj stafin profesionist, – Z. Agim Doçi (për tekstin), Z. Edmon Zhulali (për kompozimin) dhe Mikun Arif Vladi (për këndimin), – që na e dhuruan “Marshin e UÇK-së”!

Rastësi e rastësishme – që mundi të ndodhte vetëm pse ishin zhvillimet dhe njerëzit!

(Kosova Sot Online)