Fshehtësitë e Cindy Crawford-it për formësimin e duarve

  • E.K /
  • 16 November 2020 - 15:21
Fshehtësitë e Cindy Crawford-it për formësimin e duarve

Më të vërtetë është vështirë për ta besuar që kanë kaluar dekada të tëra që prej kur Cindy Crawford, që tani është 49-vjeçare, ishte paraqitur për herë të parë në ballinat e revistave botërore. Modelja e famshme është e njohur për duart e saj të formësuara, ndërsa së fundmi ajo ka treguar që është adhuruese e vrapimit, ngjitjes nëpër male, ushtrimeve për zgjatje të muskujve dhe klasave të vallëzimit.

Pjesë e rëndësishme e rutinës së saj ditore janë ngritjet e peshave, që për qëllim kanë formësimin e grupeve më të rëndësishme të muskujve: këmbët, shpinën, gjoksin, tricepsin, bicepsin dhe krahët. Në fakt, ushtrimet që ajo bën për formësimin e duarve janë fare të thjeshta. E tëra që ju duhet është një karrige dhe një peshë, varësisht prej nevojës. Vendoseni këmbën e majtë mbi karrige dhe mbi gjurin e majtë vendoseni bërrylin e dorës së majtë. Përfundimisht, me dorën e djathtë ngrehni peshat nga 10-15 seri, para se ta ndërroni dorën.

(Kosova Sot Online)