5 ushtrimet për një bel të hollë

  • G.G /
  • 02 dhjetor 2020 - 10:44
5 ushtrimet për një bel të hollë

Nëse jeni të vendosur për të ndryshuar zonën rreth belit, në këtë artikull do të gjeni pesë ushtrime të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimin tuaj.

1-Biçikleta

Ngrijini shpatullat nga dyshemeja dhe imitoni lëvizjet e biçikletës. Realizoni vetëm një set, ku ushtrimi duhet përsëritur 30 herë.

2-Përthyerje anësore

Kini parasysh se ky ushtrim duhet bërë nga 15 herë për secilën anë.

3-Ngritje-ulje e këmbëve

Ky ushtrim aktivizon veçanërisht muskujt e sipërm të barkut. Një set me 15 herë është i mjaftueshëm.

4-Zgjatje e krahëve

Mbajini këmbët të përthyera njësoj si në foto dhe uluni- ngrihuni për të forcuar fundin e barkut. Realizojeni 30 herë.

5-Pozicioni zog- qen

Ushtrimi në fjalë konsiston në tendosjen e trupt si në foto dhe më pas në ngritjen e njërës këmbë kombinuar me krahun tjetër. Pozicioni kërkon ekuilibër, shumë mund dhe sigurisht siguron rezultat të padikutueshëm. Qëndroni “në ajër” për 2 sekonda e më pas ndërroni këmbën dhe krahun. Mjafton 15 herë për secilën anë.

(Kosova Sot Online)