Mjeku i njohur shpjegon arsyet - Pse gratë shtatzëna nuk mund të marrin vaksinën kundër koronavirusit?

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 11:03
Mjeku i njohur shpjegon arsyet - Pse gratë shtatzëna nuk mund të marrin vaksinën kundër koronavirusit?

Mjeku grek, Elias Mosialos, ka theksuar se gratë shtatzëna nuk mund të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Sipas mjekut, problemi qëndron tek fakti se nuk janë kryer prova specifike klinike të vaksinës Covid-19 në gratë shtatzëna dhe nuk dihet se çfarë rreziku mund të përbëjë ajo.

“Një nga grupet që nuk do të marrë ende vaksinën kundër koronavirusit janë gratë shtatzëna. Përgjigjia është shumë e thjeshtë dhe ka të bëjë me hartimin, jo vetëm të provave klinike të vaksinave të koronavirusit, por të të gjitha studimeve mbi sigurinë dhe efikasitetin e produkteve medicinale.

Meqenëse nuk janë kryer prova specifike klinike të vaksinës Covid-19 te gratë shtatzëna, nuk ka as njohuri shkencore dhe as prova të një rreziku të vaksinës ndaj tyre. Të dhënat e disponueshme nuk tregojnë shqetësim për sigurinë ose efektet anësore të vaksinave. Sidoqoftë, ka prova të pamjaftueshme për të sugjeruar përdorimin e vaksinave Covid-19 gjatë shtatzënisë, sepse gratë shtatzëna nuk u përfshinë në provat klinike “, tha profesori.

Megjithatë, mjeku bën thirrje që gratë shtatzëna, që kanë sëmundje shoqëruese, duhet të vaksinohen menjëherë pas lindjes.

“Gratë shtatzëna që konsiderohen se i përkasin një grupi me rrezik të lartë, për shkak të faktorëve të tjerë shëndetësorë, duhet të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur pas përfundimit të shtatzënisë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)