A e dini pse kapuçat kanë një top të butë në majë?

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 12:48
A e dini pse kapuçat kanë një top të butë në majë?

Ndoshta nuk ju ka shkuar ndonjëherë nëpërmend, por kapuçi juaj i preferuar ka pasur dikur edhe një funksion tjetër veç mbajtjes së kokëve dhe veshëve ngrohtë kur jashtë bën ftohtë.

Pjesa më e madhe e kapuçave kanë një top të butë në majë.

Faktet historike tregojnë se vendosja e topit të butë në majën e kapuçave u aplikua fillimisht nga marinarët francezë, të cilët rrinin për muaj me radhë nëpër varka.

Ndaj, topi i butë iu vendos kapuçave për të zbutur goditjet e kokës kur kishte dallgë të forta e ata duhej të qëndronin të mbyllur në kabinë.

(Kosova Sot Online)