Policia shqipton 772 gjoba gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave anti Covid

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 11:25
Policia shqipton 772 gjoba gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave anti Covid

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 772 tiketa për shkelësit e Ligjit Covid-19.

Po ashtu në 24 orëshin e fundit janë shqiptuar 751 tiketa për shkelësit e rregullave të trafikut.

21 persona janë arrestuar, 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale.

(Kosova Sot Online)