Si të vishemi, që të dukemi më të holla?

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 09:18
Si të vishemi, që të dukemi më të holla?

Të gjithë ne duam që të dukemi sa më atraktive dhe që të tjerët të na shohin si të pashme dhe atraktive. Por, me rastin e veshjes, duhet pasur kujdes që t'i veshim rrobat në mënyrë adekuate, respektivisht që t'i theksojmë disa pjesë të trupit tonë, e disa të tjera më pak.

JA SI DUHET TË VISHEMI, NËSE DUAM QË TË DUKEMI MË TË HOLLA:

Nëse blini rroba për një numër më të vogla, atëherë ato do t'ju rrinë si mos më keq, duke ua vënë në pah të gjitha shtresat e dhjamit, e nëse blini rroba më të mëdha, atëherë do të dukeni më e trashë sesa që jeni në të vërtetë. Pra, rëndësi ka përzgjedhja e rrobave të madhësisë adekuate. Nëse doni që ta fshihni barkun, atëherë bartni pantallona dhe fustane me bel të lartë. Nëse as kjo nuk bën punë, atëherë përdorni shtrënguesit (korsetë), duke e shtypur barkun mirë e mirë.

Kërkoni ato modele, të cilat nuk ua vështirësojnë frymëmarrjen. Nëse keni qafë dhe gjinj të bukur, atëherë vishni bluza me hapje V, në qafë vendosni qafore të gjata, meqë ato të shkurtrat dhe të trashat do t'ju bëjnë edhe juve që të dukeni të tilla. Në pjesët e mesme të trupit bartni rroba me ngjyrë më të errët, duke evituar rrobat me vija, me pika dhe me dizajnë të mëdhenj. Nëse mbathni këpucë me taka të larta, atëherë këmbët tuaja do të duken më të bukura, e trupi më joshës.

(Kosova Sot Online)