Katër këshilla të padëgjuara për rutinën tuaj të bukurisë

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 11:47
Katër këshilla të padëgjuara për rutinën tuaj të bukurisë

Shumica e këshillave të bukurisë tanimë janë të njohura, pasi përdoren nga femrat. Megjithatë, më poshtë ju propozojmë disa këshilla të padëgjuara më parë, të cilat mund t'i inkorporoni në rutinën tuaj të bukurisë

1. BËNI QË BUZËKUQI TË QËNDROJË MË GJATË

Gjatë aplikimit të shkëlqyesit të buzëve, duhet t'i përdorni majat e gishtërinjve, në vend se ta aplikoni atë drejtpërdrejtë. Pra, pasi ta keni vendosur buzëkuqin, shkëlqyesin e buzëve aplikojeni me maja të gishtërinjve dhe si rrjedhojë, buzëkuqi juaj do të zgjasë më shumë.

2. TRAJTOJENI LËKURËN ME SHEQER!

Përdorimi i tepërt i sheqerit është i dëmshëm për shëndetin tuaj, megjithatë, nëse sheqerin e përdorni për trajtimin e lëkurës, atëherë lëkura juaj do t'ua dijë për nder. Për ta përdorur sheqerin në fytyrë, fillimisht duhet ta pastroni fytyrën si zakonisht, pastaj, e trajtoni atë me sheqer të bardhë. Sheqeri shkrihet lehtë, andaj lëkura nuk do të irritohet edhe nëse është e ndjeshme.

3. BËNI QË PARFUMI JUAJ TË QËNDROJË MË GJATË!

Në mënyrë që parfumi juaj të qëndrojë më gjatë ju duhet që para se ta aplikoni parfumin ta trajtoni lëkurën me zbutës. Kjo për faktin se parfumi përbehet nga një sasi e madhe e alkoolit dhe si rrjedhojë thahet lehtë nëse vendoset në lëkurë të thatë.

4. APLIKONI PUDËR PAS MASKARËS!

Aplikimi i pudrës në qerpikë, pas vënies së maskarës, do t'ju ndihmojë në shmangien e grumbullimit të maskarës, problem ky që i shqetëson shumicën e femrave.

(Kosova Sot Online)