Edhe Serbia befasohet nga krerët e politikës Kosovare që po i harrojnë krimet, i verbon lakmia për pushtet

Edhe Serbia befasohet  nga krerët e politikës Kosovare që po i harrojnë krimet, i verbon lakmia për pushtet
Edhe Serbia befasohet  nga krerët e politikës Kosovare që po i harrojnë krimet, i verbon lakmia për pushtet

Rexhep Shahu

  • 09 January 2021 - 09:07

Shkruan: Rexhep Shahu

Të gjithë janë ngritë peshë kundër LDK-s, por askush asnjë fjalë për krimet e akuzat që ia bëjnë serbët më të pushtetshëm njëri tjetrit. Heshtin të gjithë që nga presidentja e përkohshme që nuk len kauzë pa prekë por jo këtë çështje. A ka shqiptarë që kanë frikë nga këto zbulime që po ia bëjnë serbët njëri tjetrit, nga këto akuza që hidhen e pritën mes presidentit serb Vuçiq dhe Slavko Nikiq pjesëtar i lartë i MUP-it serb? Edhe Serbia po çuditet me heshtjen e politikanëve shqiptarë, për këto zhvillime e përplasje që po ndodhin në Serbi, ku vetë serbët po e denoncojnë njëri tjetrin rreth masakrave ndaj civilëve shqiptarë në vitet 1998 - 1999.

-Ndërsa në Serbi po flitet hapur dhe po përplasen mes tyre politikanët me të lartë për krimet që kanë bërë serbët kundër shqiptarëve në vitet 1998-1999, ndërsa presidenti serb Vuçiq përplaset me Slavko Nikiq pjesëtar i lartë i MUP-it serb dhe akuzojnë njëri tjetrin për krime ndaj shqiptarëve në vitet 1998-1999, politikanet shqiptarë në Prishtinë e në Tiranë shohin ëndrra me karrige pushteti. Askush nuk reagon, nuk përfshihet, nuk debaton, nuk akuzon, nuk e ngre zërin deri në qiell.

Ta kishte ketë situatë përplasjesh dikush tjetër, ta kishin të drejtën nga ana e tyre serbët siç e kanë aktualisht shqiptarët, do të ishte mbledh Këshillim i Sigurimit me urgjencë nga presioni serb, do të ishte raportuar urgjent në Kongresin Amerikan, do të ishte ndezë shtypi botëror. Pesë ditë më parë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe MUP-ovci Slavko Nikiq pjesëtar i lartë i MUP-it serb e kanë akuzuar njëri-tjetrin për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare por duket se kanë frikë politikanët shqiptare të dëgjojnë lajme të tilla. Heshtin të gjithë, edhe ata që ngrenë kauza e akuza koti, heshtin në këto situata e për këto deklarata publike e akuza të rënda mes serbesh përgjegjës për krimet ndaj shqiptarëve.

Krimet e serbëve ndaj civilëve shqiptarë koha po i nxjerr në sipërfaqe por shqiptarët heshtin, sikur janë dakord që krimet ndaj shqiptarëve të rrinë të fshehura, sikur bëjnë politikë më të madhe e më të mirë kur krimet serbe janë të fshehura…Sikur të ishte e kundërta, sikur krimet ti kishin bërë shqiptarët e të denonconin njëri tjetrin do të ishte trazua e gjithë diplomacia e politika botërore. Por politikanët shqiptarë janë të urtë para të huajve veç të vetëve ua nxjerrin sytë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".