Hiqni pikat e zeza në fytyrë pa ndihmën e dermatologut

  • E.K /
  • 11 janar 2021 - 08:33
Hiqni pikat e zeza në fytyrë pa ndihmën e dermatologut

Të kesh një fytyrë të pastër, pa njolla kafe, akne, qeska e rrathë të zinj poshtë syve dhe mbi të gjitha pa të bezdisshmet pika të zeza është ajo që do të dëshironte çdo femër. Dhe për ta arritur këtë, do të ishit të gatshme të bënit çdo gjë dhe kur themi çdo gjë nuk mund të mos sjellim ndërmend shifrat e çmendura të kremërave të shtrenjtë apo seancat aspak efektive në qendra estetike. Zgjidhja është shumë më e thjeshtë nga ç’mendoni dhe mbi të gjitha më ekonomike.

Për shembull në vend që të lodheni dhe paguani për eleminimin e pikave të zeza, mund ta bëni vetë në kushte shtëpie. Para së gjithash duhet të dini se ç’janë ato. Pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët. Living ju njeh me të gjithë hapat që duhet të ndiqni për të eleminuar pikat e zeza në kushte shtëpie:

A.Scrub me mjaltë dhe kanellë: Scrub-i është një hap shumë i rëndësishëm. Duhet bërë 2-3 herë në javë për lëkurat e yndyrshme, 2 herë në javë për lëkurat e thata dhe1 herë në javë për lëkurat normale. Scrub-i duhet bërë me shumë delikatesë pa ushtruar forcë, duke ndihmuar me lëvizje rrethore në gjithë fytyrën. ElEminon toksinat nga lëkura, qelizat e vdekura dhe papastertitë e sipërfaqshme, të cilat e bëjnë lëkurën të duket pa jetë, e vrazhdë dhe e plakur. Në një enë shtoni 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle kanellë dhe lëng limoni. Përziejini përbërësit derisa të formohet një masë homogjene dhe masazhoni me të fytyrën për 5 minuta. Në fund shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

B.Avulli:

Pas scrub-it që shpjeguam më lart, është radha e avullit. Ky i fundit stimulon qarkullimin e gjakut në fytyrë dhe pastrimin e pikave të zeza. Në një tenxhere shtoni 1-2 litra ujë, disa pika esencial sipas dëshirës ose gjethe dafine dhe sherebele. Ndërkohë që uji vlon, vendosni fytyrën mbi tenxhere në një distancë prej 20 cm dhe lini avullin të veprojë. Kujdes! Avulli nuk duhet të zgjasi më shumë se 10 minuta. Më pas, mund të apikoni një nga katër maskat e mëposhtme.

1.Maskë me kos, kastravec dhe majdanoz: Shtoni në frulator dy lugë kos natyral, disa gjethe majdanoz dhe një gjysmë kastraveci të qëruar. Shtypini derisa të formohe një përzierje homogjene. Mbajeni në fytyrë për 15 minuta dhe në fund hiqeni me ujë të vakët.

2.Maskë me limon: Për këtë maskë ju duhen 1 limon i shtrydhur, një lugë çaji vaj bajamesh dhe glicerinë. Pasi të jetë formuar një masë relativisht e trashë vendoseni në fytyrë dhe mbajeni sipas dëshirës. Kjo maskë këshillohet të përdoret kryesisht në mbrëmje,kështue fekti i saj zgjat më tepër në kohë.

3.Maskë me tërshërë: Merrni një filxhan kafeje tërshërë të imët dhe bashkojeni me 1 gotë ujë. Vëreni të ziejë dhe në fund kalojeni në frulator. Pasi tërshëra të jetë shpërbërë plotësisht vendoseni mbi fytyrë. Shtoni sipas dëshirës pak lëng limoni ose uthull molle. Hiqeni nga fytyra kur të thahet dhe shpëlahuni me ujë të vakët.

4.Maskë me mollë: Për këtë maskë ju duhet mollë e kuqe. Ndajeni përgjysmë, hiqni farat, por mos e qëroni. Kalojeni së bashku me një lugë gjelle lëng limoni në blender derisa të bëhet pure. Më pas përhapeni në të gjithë fytyrën dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Lani fytyrën në fund me ujë të ftohtë.

(Kosova Sot Online)