Lexoni edhe:
Gratë lexojnë më shumë se 100 faqe, ndërsa burrat heqin dorë para faqes së 50-të, tregon studimi
Nuk është e thënë që të shkoni në sallon bukurie sa herë që dëshironi t'i lyeni thonjtë, pasi që një proces të tillë mund ta bëni edhe në shtëpinë tuaj. E tëra që ju duhet të bëni është t'i ndiqni këta hapa të thjeshtë dhe shumë shpejt do t'i lyeni thonjtë sikur të ishit profesioniste.
MANIKYRI 1. Përgatitja Fillimisht është e rëndësishme të përdorni zbutës apo edhe pak vaj ulliri për zbutjen e sipërfaqes dhe pjesës përreth thonjve tuaj. Ky hap nuk duhet injoruar, pasi që është një kontribuues i madh në lehtësimin e procesit të ngjyrosjes së thonjve.
2. Aplikimi i llakut Pasi që të keni përfunduar punë me shtresën bazë është e rëndësishme që t'i aplikoni edhe dy shtresa llak me ngjyrën tuaj të preferuar. Gjatë këtij procesi, brushën duhet ta kapni në mes, në mënyrë që të keni më shumë kontroll. Përfundimisht, trajtojini thonjtë me shtresën përfundimtare.
3. Tharja Mos iu fryni thonjve për t'i tharë më shpejt, pasi që një gjë e tillë bën që në llakun e thonjve të krijohen disa flluska të vogla, që mund t'ua çojnë dëm përkushtimin. Profesionistet e manikyrit rekomandojnë që t'i lini thonjtë që të thahen vetvetiu.
4. Shtresa shtesë Pasi që të kenë kaluar një ose dy ditë pas manikyrit, është e rëndësishme që thonjtë t'i trajtoni edhe një herë me shtresën mbrojtëse, në mënyrë që manikyri juaj të zgjatë më shumë.
PEDIKYR 1. Zbutja e thonjve Largoni kallot nga pjesa përreth thonjve përmes përdorimit të kremit për zbutjen e këmbëve. Është e rëndësishme që këmbët të trajtohen me zbutës menjëherë pasi të keni dalë nga dushi.
2. Prerja e thonjve Shkurtoni thonjtë deri në atë pikë sa të jenë të barabartë me pjesën e gishtërinjve. Mundoheni që të mos i shkurtoni më shumë, mirëpo të mos i lini as më të gjatë. Përfundimisht, thonjtë e këmbëve duhet trajtuar me aceton për largimin e llakut të vjetër.
3. Aplikimi i llakut Uluni në mënyrë të atillë që me lehtësi t'i mbërrini thonjtë e këmbës. Pasi ta keni aplikuar shtresën bazë, aplikoni dy shtresa llak me ngjyrën tuaj të preferuar, para se aplikimin e llakut ta përfundoni me ngjyrën mbrojtëse. Sigurohuni që renditja e lyerjes së thonjve të jetë e saktë (varësisht prej dorës me të cilën punoni), në mënyrë që ta mos e dëmtoni ngjyrën e thonjve që i keni lyer paraprakisht.
(Kosova Sot Online)