Çfarë ndodh me trupin tonë kur nisim të lahemi pa sapun

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 12:38
Çfarë ndodh me trupin tonë kur nisim të lahemi pa sapun

Na është krijuar ideja se kujdesi ndaj lëkurës nënkupton një lëkurë të pastër dhe të larë me një djall e gjysmë produkte. Në fakt, përdorimi i shumtë i sapunit mund ta dëmtojë shëndetin dhe dukjen tonë, më shumë se ç’e imagjinoni. Kështu lind natyrshëm pyetja se çfarë do të ndodhte me trupin tonë nëse nuk do të përdornim sapun.

Lëkura juaj do të ndihet më e shëndetshme

Larja me ujë, pa sapun do të ekuilibrojë shtresën mbrojtëse të lëkurës tuaj. Teksa sapuni në mënyrë efektive largon papastërtitë nga trupi juaj, ai gjithashtu mund të prishë ekuilibrin e pH të lëkurës suaj, duke e lënë atë të thatë dhe të irrituar.

Do të shpëtoni nga aroma e pakëndshme e trupit

Ndonëse sapuni do t’ju falë një aromë të freskët dhe tepër të këndshme trupi, e gjitha kjo ndodh për një periudhë tepër afatshkurtër. Në thelb, lëkura juaj sapo është bërë më e prekshme nga bakteret. Përbërësit e ashpër të sapunit prishin ekuilibrin midis vajrave të lëkurës dhe baktereve që jetojnë në lëkurën tonë, gjë që bën që lëkura të prodhojë akoma më shumë vaj dhe baktere. Sapunët antibakterialë janë veçanërisht të dëmshëm, pasi shkatërrojnë mikrobet e dobishme, përpos atyre të këqija.

Do të ofroni kujdes ndaj pjesëve tuaja intime

Larja sistematike me sapun mund të shkaktojë irritim të zonës gjenitale, e cila çon në probleme të caktuara shëndetësore. Këshillohet të përdorni vetëm ujë të ngrohtë.

Lëkura juaj do të qëndrojë më gjatë pa rrudha 

Teksa shumë përbërës që gjenden në sapun kanë për qëllim ta lënë lëkurën tuaj të pastër dhe të freskët, ato në fakt mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi. Sapuni rrezikon të dëmtojë shtresën acidike të lëkurës tuaj, çka përkthehet në puçrra, dermatite dhe rrudha!

(Kosova Sot Online)