Xhinset trendi të 2021-it janë sërish të gjërat

  • G.G /
  • 16 shkurt 2021 - 09:47
Xhinset trendi të 2021-it janë sërish të gjërat

Xhinset trend për pranverën dhe verën që po vjen do të jenë sërish të gjerat, por këtë herë stilistët sugjerojnë si dominante, ngjyrat e ndezura. Sigurisht tonet e blusë mbeten fokusi i zgjedhjeve dhe për stinët që po afrojnë.

Nuk përjashtohen as ngjyrat e errëta, por nuancat e zbehura dhe prerjet e ngushta lart, e të gjera poshtë pushtuan pasarelat me fokus rehatinë.

Nëse doni të ndryshoni garderobën ndiqni këto trende dhe do i vishni çdo ditë me qejf xhinset e reja.

(Kosova Sot Online)