Maska çudibërëse për kujdesin e lëkurës përreth syve

  • A.P /
  • 26 February 2021 - 15:40
Maska çudibërëse për kujdesin e lëkurës përreth syve

MASKA QË QETËSON SYTË E ËNJTUR

Përbërësit: 2 kërcej të selinos (ose dy lugë lëng selino) 1 qese çaj të gjelbër 1 qese glicerinë 220 gramë “hamemelis virginiana” Përgatitja: Më blender shtoni kërcejtë e selinos dhe përzieni derisa të shtrydhni lëngun e selinos. Në gotën prej qelqi shtoni çajin e gjelbër dhe bimën e ngrohur hamamelis. E lini tre minuta, në mënyrë që të aktivizohet çaji, e më pas e hiqni qesen. Shtoni lëngun e selinos dhe glicerinës. Peshqirin prej pambuku e vendosni në maskë dhe e lini sipër syve. E lini të veprojë për 15 minuta.

Pse pikërisht kjo maskë? “Hamemelis virginiana” është bima e lules së verdhë, e cila më së shpeshti merret në formë losioni. Pos se shtrëngon lëkurën ia kthen edhe shkëlqimin rinor. Selino ka efekt të fortë kundër inflamacioneve, që në mënyrë automatike pakëson ënjtjen e syve.

(Kosova Sot Online)