Bëjini vetë maskat organike për fytyrë

  • E.K /
  • 01 March 2021 - 13:46
Bëjini vetë maskat organike për fytyrë

Kompania “Neal's Yard Remedies”, që merret me prodhimin e produkteve natyrale për kujdes ndaj lëkurës, ka ndarë disa këshilla për krijimin e maskave organike të fytyrës në shtëpi, këshilla të cilat mund t’i gjeni të renditura më poshtë.

Maska e fytyrës me dredhëza

Kjo maskë freskon dhe ia shton shkëlqimin lëkurës. Dredhëzat, që janë të pasura me acide natyrale, në kombinim me drithërat dhe vetitë e tyre antibakteriale, ndikojnë në hapjen dhe pastrimin e poreve, duke lënë një lëkurë të butë dhe të lëmuar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit e kësaj maske:

2 lugë gjelle drithëra

3 dredhëza të mëdha

1 lugë çaji krem

Metoda

1. Shtypni dredhëzat dhe drithërat ndaras, pastaj përzieni deri sa të krijohet një pastë e trashë për trajtimin e lëkurës.

2. Aplikojeni pastën në lëkurë të pastër dhe lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta.

3. Largojeni pastën nëpërmjet aplikimit të një sasie të vogël të ujit, pastaj me kujdes largojeni maskën nga fytyra, nëpërmjet lëvizjeve rrethore të dorës.

Maska me baltë dhe livandë

Mineralet që gjenden në baltë ndihmojnë në largimin e papastërtive nga lëkura dhe si rrjedhojë ndikojnë në pastrimin e saj. E përzier me mjaltë dhe aloe vera, livanda dhe vaji esencial krijojnë një maskë që, përveçqë është shumë qetësuese, ndikon edhe në pastrimin dhe zbutjen e lëkurës.

Përbërësit

2 lugë gjelle lëng të aloe verës

1 lugë çaji ujë livande

1 lugë çaji mjaltë të pastër

1 lugë gjelle pudër bentoniti

1 pikë vaj esencial të livandës

Metoda

Përzieni aloe verën, ujin e livandës dhe mjaltin me pudër balte duke i spërkatur vazhdimisht me ujë. Shtojani vajin esencial dhe përzieni përsëri, para se ta vendosni maskën në fytyrë.

Maska duhet aplikuar në lëkurë të pastër dhe duhet lënë për dhjetë minuta, para se të largohet me ujë të ftohtë.

Zbutësi i trupit nga trëndafili dhe avokado

Gjalpi i kakaos dhe gjalpi i bajameve, në kombinim me avokadon, që është i pasur me vitamina, ofrojnë një trajtim të përkryer për lëkurën tuaj. Aroma e trëndafilit i shton edhe më shumë efekt kësaj maske.

Përbërësit

½ lugë çaji gjalpë kakao dhe gjalpë bajame

1 lugë çaji vaj avokadoje

2 lugë çaji gjelle të petaleve të trëndafilit

2 pika vaj esencial të trëndafilit

3 pika vaj esencial të barbarozës

Metoda

1. Ndajeni avokadon përgjysmë dhe pasi t’ia keni larguar farën, shtypeni me një piru, deri sa të krijohet një pastë e trashë. Përfundimisht, shtojani përbërësit tjerë dhe përziejeni mirë.

2. Përzierjen e fituar aplikojeni në lëkurë të pastër. Lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta, pastrojeni me ujë të ftohtë dhe përfundimisht thajeni fytyrën.

(Kosova Sot Online)