Zakonet e çuditshme të shtatzënisë rreth botës

  • G.G /
  • 03 March 2021 - 13:37
Zakonet e çuditshme të shtatzënisë rreth botës

Bota është plot me zakone për çdo gjë, por këto po që janë paksa të çuditshme!

Është një thënie që ekziston kudo në botë, jo vetëm tek ne shqiptarët, që nëse një grua shtatzënë lakmon në një ushqim të caktuar dhe nuk e ha, fëmija i saj do të lind me një shenjë të atij ushqimi.

Në disa kultura, ka shumë ushqime që ndalohen për gratë shtatzëna pavarësisht se ato mund të kenë dëshirë të pakontrollueshme për të ngrënë atë ushqim.

Edhe pse këto teoritë e shtatzënisë që janë po aq të lashta se njeriu mund të jenë shumë interesante, për nënat e reja, ato mund të jenë shumë të çuditshme.

Mirëpo një gjë është e sigurt, të gjithë i ndjekin këto zakone sepse dëshirojnë shëndet të mirë për nënën e re dhe foshnjën.

Këto janë disa nga zakonet më të çuditshme rreth botës për nënat shtatzëna:

Filipine – Para se të lindësh foshnjën, ha një vezë të pagatuar. Kjo besohet të lubrifikoj kanalin e lindjes duke e bërë lindjen më të lehtë.

Meksikë – Mos ha vezë. Ata besojnë se ngrënia e vezëve do të bëjë foshnjën të ketë aromë të keqe.

Kinë – Mos e fërko barkun. Atje besohet se nëse një grua e fërkon barkun në shtatzëni, foshnja do të jetë e llastuar dhe e zhurmshme pas lindjes, shkruan lajmi.net.

Indi – Duhet të vini byzylyk tradicional. Në muaji e shtatë, gruaja vë shumë byzylykë në duar dhe të gjitha duhet të jenë në numër tek. Ata besojnë se tingëllima e byzylykëve do ta bëjë trurin e foshnjës më aktiv, dhe do të ketë shqisa më të mira.

Havai – Mos vini kurrë një kurorë ose qafore me lule në formë rrethore. Ajo duhet të jetë e hapur diku, përndryshe do të sjellë fat të keq për foshnjën.

Turqi – Mos ha peshk apo akullore. Nëse ha peshk, foshnja do të ketë gojën e shëmtuar si peshk, dhe nëse ha akullore, fëmija mund të lind me vrimë në kokë.

Japoni – Ha më shumë peshk të pagatuar. Teksa në SHBA mjekët sugjerojnë që gratë shtatzëna të mos hanë peshk të pagatuar, si p.sh. në sushi, në Japoni kjo besohet të jetë një dietë shumë e shëndetshme.

Shtetet Latine – Vishni diçka metalike gjatë eklipsit hënor. Ata besojnë se nëse një grua shtatzënë e sheh eklipsin hënor, foshnja do të ketë një buzë të çarë. Për mbrojte vendoset diçka metalike në veshje.

Bullgari – Mos ha mish lepuri ose peshku. Nëse nëna shtatzënë ha mish lepuri, fëmija do fle me sy hapur, nëse ajo ha peshk, fëmija do të ketë hundë të bllokuar, shkruan lajmi.net.

Kinë – Flini me një thikë poshtë shtratit. Kjo do të frikësoj shpirtrat e këqij.

Kultura hebrenje – Mos prano dhurata para se të lind foshnja. Kjo besohet të tërheqë shpirtrat e këqij dhe gjithashtu fat të keq për foshnjën.

Tailandë – Mos shko në funerale. Kjo besohet se do të shkaktoj fëmijën të ndiqet nga fantazma e të vdekurit gjatë gjithë jetës.

Filipine – Nëse nuk do binjakë, mos ha vezë me dy të verdhë. Nëse do binjakë atëherë duhet të hani.

Tailandë – Hani gonxhe zambaku. Kjo do të bëjë gruan të hapet si zambak, duke e bërë foshnjën të lindë më lehtë.

Kore – Hani copat e mesit të sushit. Copat e nxjerra nga skajet e sushit të pa prerë, janë më të shëmtuara, dhe pjesa e mesit është më e organizuar dhe e bukur. Ngrënia e pjesës së mesit do të bëjë foshnjën të bukur.

(Kosova Sot Online)