Maska me përbërësit natyralë, që ju sigurojnë një lëkurë shkëlqyese

  • A.P /
  • 05 March 2021 - 15:44
Maska me përbërësit natyralë, që ju sigurojnë një lëkurë shkëlqyese

MASKË ME TRANGUJ DHE SHAFRAN

Trangujt janë të shkëlqyeshëm për freskim dhe hidratim. Po ashtu bën çudira për lëkurën, duke i dhuruar çehre me shkëlqim. Në bazë të përbërësve, po ashtu funksionon si tonik për lëkurën. Plus, shafrani është i shkëlqyeshëm për rigjallërimin e lëkurës. Është një antioksidues, antibakterial dhe posedon substanca kundër inflamacioneve, që ndihmojnë në trajtimin e lëkurës për të pasur lëkurë të pastër, rrezatuese. 1. Qëroni dhe bluani ½ e trangullit në blender. 2. Përzieni ½ e lugës pluhur shafrani. Vendoseni maskën nga trangulli në fytyrë, e lini për 15 deri 20 minuta e më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. Këtë maskë mund ta përdorni çdo ditë apo disa ditë në javë.

MASKA ME AVOKADO DHE MJALTË

I pasur me vitamina, antioksidues dhe aminoacide, avokado është i shkëlqyeshëm në ofrimin e lagështisë për lëkurën, duke pakësuar njollat. Kur të kombinohet me mjaltë posedojnë substanca hidratuese, që e bën një maskë të shkëlqyeshme për lëkurë normale dhe të tharë. 1. Gërryeni mishin e ½ së avokados. 2. Përzieni duke përdorur një pirun. 3. Përzieni 1 lugë mjaltë. Vendoseni këtë pastë në fytyrën dhe qafën tuaj. E lini të veprojë për 20 minuta, para se ta shpëlani. Këtë maskë ta përdorni disa herë në javë. Në vend të avokados mund të përdorni edhe një banane dhe ta përgatisni në të njëjtën mënyrë.

MASKË NGA QUMËSHTI PLUHUR DHE UJI I KOKOSIT

Një kombinim i qumështi pluhur dhe ujin të kokosit i përdorur si maskë për fytyrë munde të reduktojë pigmentet e lëkurës dhe ta përmirësojë çehren tuaj. Qumështi pluhur përmban proteinat e qumështit dhe acidin laktik që e rigjallërojnë lëkurën. I mbushur me disa nutriente dhe antioksidues, uji i kokosit ju dhuron një çehre me shkëlqim dhe ofron dobi kundër plakjes. 1. Shtoni 1 lugë pluhur qumështi në një enë. 2. Përzieni pak ujë kokosi për të formuar një pastë. Këtë maskë e aplikoni në mbrëmje, në fytyrë dhe qafë. E lini të thahet, e më pas e shpëlani me ujë të vakët. Mund ta përdorni për lëkurën tuaj disa herë brenda javës.

MASKË NGA MIELLI I VERDHË DHE LËNGU I PATATES

Mielli i farave të verdha (përdoret në Nepal, Indi, Pakistan) është një qërues i butë që shndrit lëkurën tuaj, redukton yndyrën dhe mposht aknet. Po ashtu ndihmon në heqjen e qimeve nga fytyra. Patatet posedojnë substanca zbardhuese që heqin njollat e zeza. 1. Shtoni 4 deri 5 lugë miell në një enë. 2. Shtoni pak lëng patateje. 3. E përzieni derisa të keni një pastë të butë. Mund ta vendosni në fytyrë dhe në qafë. E lini për 20 minuta derisa të thahet komplet. E shpërndani me kujdes dhe e pastroni. Përdoreni këtë maskë një ose dy herë në javë.

MASKË NGA PLUHURI I DRURIT TË SANDALIT DHE UJË TRËNDAFILI

Mbani një lëkurë të re dhe lëkurë me shkëlqim me një kombinim prej pluhurit të drurit të sandalit (sandalwood), dhe ujit të trëndafilit. Druri i sandalit ofron veti freskuese për lëkurën. Uji i trëndafilit po ashtu e zbut lëkurën dhe shton shkëlqim rinor, pasi që posedon substanca antioksiduese. 1. Shtoni 2 lugë pluhur të drurit të sandalit në enë. 2. Shtoni një sasi ujë trëndafili për të formuar pastën. 3. Përzieni përbërësit tërësisht. Aplikoni këtë maskë në qafë dhe fytyrën tuaj. Pasi të ketë vepruar 15 deri 20 minuta,e shpëlani me ujë të ftohtë. Përdoreni një ose dy herë në javë. 

(Kosova Sot Online)