Pse nuk duhet ta provoni të bëni ‘lip fillers’ (mbushës buzësh) vetë në shtëpi

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 08:24
Pse nuk duhet ta provoni të bëni ‘lip fillers’ (mbushës buzësh) vetë në shtëpi

Ndonjëherë TikTok sjell ide dhe këshilla të vlefshme për vajzat, por ka edhe raste kur disa prej trendeve dhe videove virale në platformë mund të jenë problematike. I tillë është rasti i vajzave që po provojnë të vendosin fillers (mbushës buzësh) vetë, në shtëpi.

Njerëzit në TikTok dhe YouTube po u tregojnë ndjekësve se si ta injektojnë vetë mbushësin në buzët e tyre. Shumica po përdorin një “stilolaps” Hyaluron, i cili përdor ajër nën presion, në vend të një gjilpëre për të realizuar fryrjen, zakonisht me acid hialuronik. Megjithëse shumë njerëz po provojnë ta bëjnë, këto trajtime jo-injeksione nuk janë të aprovuara nga FDA dhe dermatologët nuk e rekomandojnë *kurrë* përdorimin e tyre.

“Këto janë gjëra që mund t’i blini lehtësisht në internet, por asnjë mjek nuk i përdor sepse nuk dihet se ç’ka në to”, shprehet dr. Shirley Chi, dermatologe e certifikuar në Los Angeles, duke shtuar se kjo e bën këtë tendencë “të rrezikshme”.

Provimi i mbushësve në shtëpi vjen me një mori rreziqesh. Mjekët thonë se ekziston rreziku i infeksionit, dëmtimit nervor dhe majde edhe verbërisë, nëse injekton një arterie që është e lidhur me enët e thella që të çojnë në pjesën e prapme të syrit. Vendosja/aplikimi është thelbësore.

“Vendosja e pasaktë e mbushësit mund të shkaktojë edhe bllokime të enëve të rëndësishme të gjakut”, thotë mjekja me bazë në New York, dr. Rachel Nazarian. “Buzët veçanërisht kanë shumë enë gjaku dhe janë në thelb një minierë e ndërlikimeve të mundshme.”

Shumë video të tilla në YouTube, janë bllokuar nga vetë platforma. Për një version më të sigurt për buzë më të plota, këtu gjeni disa truke makeup-i nga YouTubers të njohur!

(Kosova Sot Online)