Qeveria Kurti 2 nuk erdhi nga prapaskenat e nëntokës por nga vota meritore e qytetarit, do të tregoj stabilitet politik dhe institucional

Qeveria Kurti 2 nuk erdhi nga prapaskenat e nëntokës por nga vota meritore e qytetarit, do të tregoj stabilitet politik dhe institucional
Qeveria Kurti 2 nuk erdhi nga prapaskenat e nëntokës por nga vota meritore e qytetarit, do të tregoj stabilitet politik dhe institucional

Skender Mulliqi

  • 24 March 2021 - 07:46

Shkruan: ANALIST- Skënder Mulliqi

LVV dhe Lista e Vjosa Osmanit, me kauzën për ndryshime edhe i fituan zgjedhjet e 14 shkurtit. I fituan votat LVV edhe para kësaj qeverie në koalicion më LDK-, por dihet së garda e vjetër për shkak të apetiteve për pushtet absolut dhe lakmia për të mira materiale e prishën koalicionin e shpresës si u quajt më të drejtë. Erdhi edhe Dita e Bardhë, e datës 14 shkurt, kur forcat përparimtare erdhën në pushtet më plebishit , duke iu shkaktuar humbje të rëndë ish partive pushtetatare , të cilat nuk punuan ndershmërisht për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Kjo humbje e thellë e ish partive që na keq qeverisën deri dje, është treguesi më i mirë së ku e kishin pru gjendjen forcat reaksionare për 22 vite, duke marre dënimin e merituar më votën e lirë të sovranit. LVV dhe Vjosa më minoritete kësaj radhe e formuan Qeverinë Kurti 2. Unë mendojë së kjo qeveri do të tregoj stabilitet politik dhe institucional .Do të tregoi qëndrueshmëri politike edhe përkundër ndërskamcave jo parimore që do ti vijnë nga partitë opozitare.

Këta humbjen e pushtetit janë duke e pranuar më vështirësi .Ndarja e dikastereve qeveritare duket së është e mirë dhe premtuese për reformat të cilat kërkohen të bëhen disa më urgjencë e disa më ngadalë. Por, mendoj së kjo qeveri do të punojë më përkushtim të madh për ndryshimin e gjendjes së pari ekonomike dhe sociale të dobët, do të punojë që ta përmirësojë jetën e keqe të shumicës , duke hapur vende te reja të punës të munguara shumë deri më sot.

Do të kemi një zhvillim më të hovshëm të ekonomisë dhe sektorëve të tjera të lëna shumë mbrapa. Kaptinë e veçantë do të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të niveleve të larta. Kjo do të bëhet gradualisht, sikur edhe reformat që do të ndodhin në organet e drejtësisë dhe në të gjitha sistemet tjera , si arsim veçmas ku qëndrojmë shumë dobët, dhe në shëndetësi, si shtyllat kryesore të shtetit . Unë shumë kam shpresë sikurse edhe shumica e qytetarëve që do të ndalën keqpërdorimet dhe hajnit e parasë publike , siç ndodhi jo më larg së më qeverinë Hoti, kur u vodhën paratë e Thesarit të shtetit.

Është koha e fundit që secili të jep përgjegjësi para ligjit për punën e bërë, pa marr parasysh pozitën qe e ka në shoqëri. Mungesa e përgjegjësisë dhe mos ndëshkueshme ia ka bërë që ti kemi punët keq në Kosovë. Praktikat e vjetra politike qeverisëse me Kosovën na shkaktuan dëme të mëdha, duhet të flakën nga qeveria e Kurtit, edhe përkundër vështirësive të mëdha që do të këtë nga disa nga garda reaksionare politike e pozicionuar në opozitë. Kjo qeveri është premtuese së do të këtë qasje krejt tjetër shume konstruktive në politikat e jashtme , e veçmas në bisedimet që pritën të vazhdohen më Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".