Disa metoda të thjeshta për flokë sa më të shëndetshëm

  • G.G /
  • 05 April 2021 - 10:41
Disa metoda të thjeshta për flokë sa më të shëndetshëm

Jeni lodhur nga flokët tuaj të pajetë dhe pa volum? Për fat të mirë, ekzistojnë metoda të ndryshme për t’i dhënë fund kësaj situate të mërzitshme.

Trajtojeni butësisht flokët tuaj të lagur

Flokët tuaj janë më të prekshëm kur janë të lagur. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme t’i krehni dhe kujdeseni për flokët pa i dëmtuar pasi të bëni dush. Krihini butësisht.

Përdorni produktet e duhura

Kur bëni dush, sigurohuni që të përdorni produktet e duhura. Zgjidhni kremin e duhur për volum si dhe mos aplikoni shumë produkt në flokë.

Shmangni temperaturat e larta

Përdorni cilësimin e nxehtësisë së ulët tek tharësja e flokëve. Temperatura e lartë mund t’i thajë flokët dhe t’i djegë ato. Shmangni sa më shumë piastrën.

Përdoreni sa më pak shampon e thatë

Përdorimi i tepërt i shampos së thatë, mund të bëjë që produkti të mblidhet në skalp dhe flokë dhe për pasojë flokët duken më të dobët.

(Kosova Sot Online)