Fushata zgjedhore duhet të jetë e qartë dhe me shpërndarje të programeve tek qytetarët
Blerim Burjani
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Kostoja reale për organizimin e zgjedhjeve do të duhej të ishte është 8 milionë. Pastaj, një milion kalkulohet në raste të nevojave për shkak të dështimeve, p.sh. disa qendra votimi apo disa komuna komplet shkojnë në rivotim.
-Ka situata dhe ka pasur më herët, në 2009 dhe 2010, ku kanë shkuar në rivotime; pra planifikimi në buxhet mund të jetë plus 30% shtesë, por kjo nuk mund të thuhet se shpenzohet në totalitet. Pra, realisht planifikimi bëhet 7.5 deri në 8 milionë.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk sjellin standarde të plota ndërkombëtare për shkak të periudhës së shkurtër në të cilën zhvillohen; afatet të gjitha shkurtohen dhe këto quhen në gjuhën popullore “zgjedhje të zorit”. Fushata duhet të jetë e qartë, konkrete, me shpërndarje të programeve tek qytetarët; lobimi derë më derë, shtypja e materialeve, përgatitja e spoteve për garë nga partitë janë problematike, por duhet disi vetë t’i menaxhojnë të gjitha. Jo, por duhet të bëjnë maksimumin për të përfunduar procesin e regjistrimit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
