Si të kujdeseni për qerpikë dhe vetulla

  • A.P /
  • 05 May 2021 - 18:10
Si të kujdeseni për qerpikë dhe vetulla

Para shkuljes së vetullave gjithsesi avullojeni fytyrën në mënyrë që të hapen poret dhe që shkulja të jetë me më pak dhimbje. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që para shkuljes duhet ta pastroni mirë fytyrën dhe ta dezinfektoni piskatoren. Me kalimin e kohës qerpikët bëhen më të rrallë, pra është e rëndësishme që të kujdeseni ndaj tyre në mënyrë të duhur për ta ngadalësuar zhdukjen e tyre.

Gjithmonë hiqeni grimin me mjet për heqje të tij, e më pas e pastroni fytyrën me ujë të vakët dhe aplikoni krem në zonën rreth syve. Përpiquni që sa më shpesh të mos përdorni maskarë në mënyrë që ata të pushojnë pak. Qerpikët i lyeni me vaj ricini në mënyrë që të ripërtërihen nga grimi i përditshëm. Çdo mbrëmje vetullat i trajtoni me krem hidratues dhe i krihni në drejtim të rritjes së qimeve. 

(Kosova Sot Online)