Kështu mund ti largoni njollat e djersës nga teshat e bardha

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 13:18
Kështu mund ti largoni njollat e djersës nga teshat e bardha

Nga sa veshje mund të keni hequr dorë vetëm prej njollave të bezdisshme të djersës? Kryesisht, zona poshtë sqetullave është e para që krijon njolla në formë hartash që s’duam t’i shohim e aq më pak të mbeten shenjë.

Si mund t’i parandalojmë?

Ka dy mënyra për të parandaluar krijimin e këtyre njollave. Njëra prej tyre është zgjedhja e një deodoranti pa alumin. Pasi keni bërë këtë, gjatë kohës së aplikimit, lëreni antidjerësën të thahet para se të vishni bluzen. Nëse jeni duke nxituar, një tharëse flokësh do t’ju hynte në punë.

Si të shpëtojmë prej tyre?

Ju duhet një përzierje shumë e thjeshtë, që në bazë ka sodën e bukës. Soda e bukës ndihmon në rregullimin e nivelit të pH dhe redukton bakteret.

Ju duhen:

Lëng limoni

Ujë

Sodë buke.

Lëreni përzierjen të veprojë mbi njollë për disa minuta e më pas vendoseni atë në makinën larëse për ta larë si zakonisht. Shpëtuat!

(Kosova Sot Onlin