Këshilla bukurie për flokë dhe lëkurë më të shëndoshë

  • A.P /
  • 02 June 2021 - 15:35
Këshilla bukurie për flokë dhe lëkurë më të shëndoshë

Shumica e njerëzve lindin me lëkurë dhe flokë të shëndoshë, mirëpo me kalimin e kohës i shkatërrojnë, për shkak të neglizhencës së tyre. Megjithatë, e mira është që gjithmonë ekziston një mënyrë për ta përmirësuar dukjen e lëkurës dhe të flokëve, e njëra nga metodat që e kemi renditur më poshtë mund t'ju hyjë në punë.

 

1. PËR FEMRAT ME LËKURË TË YNDYRSHME

Bëjini masazh lëkurës me jogurt të ftohtë akull dhe herë pas here hidhni nga pak sheqer në fytyrë. Pastaj, merrini disa copëza portokalli dhe ngadalë bëjini masazh lëkurës. Përfundimisht, pastrojeni lëkurën me ujë të ftohtë dhe vërejeni dallimin.

2. PËR FEMRAT ME LËKURË TË THATË

Bëjini masazh lëkurës me papajë. Pastaj, përzieni drithëra me sasi të njëjtë të mjaltës, bashkë me një sasi të vogël të qumështit të ftohtë. Pasi të keni përfunduar me trajtimin e lëkurës me këtë përzierje, pastrojeni me ujë dhe thajeni menjëherë.

3. KENI PROBLEME ME KAÇURRELAT E PADËSHIRUARA TË FLOKËVE?

Nëse edhe ju keni një problem të tillë, atëherë duhet ta provoni këtë sprej, që mund të fitohet fare lehtë. Thjesht, nxirrini copëza të vogla nga dy limonë dhe hidhni në 500 mililitra ujë. Valojini ujin derisa të mbeten vetëm 250 mililitra lëng, pastaj lëngun e fituar hidheni në një shishe spreji dhe përdoreni për trajtimin e flokëve. Si rezultat do të fitoni flokë me më shumë shkëlqim dhe më të 'rehatuar'.

4. PËR NGJYRË NATYRALE TË FLOKËVE

Nëse keni vërejtur një ndryshim të padëshiruar të ngjyrës së flokëve, mirëpo nuk keni kohë për t'i ngjyrosur, atëherë hidhni disa petale trëndafili në 500 mililitra ujë bashkë me 2 lugë çaj të zi dhe lëreni të valojë derisa të mbeten vetëm 250 mililitra lëng. Përzierjen e fituar përzieni me 60 mililitra shampon dhe përdoreni këtë përzierje sa herë që bëni dush. Lëreni shamponin që të qëndrojë në flokë për rreth pesëmbëdhjetë minuta para se t'i shpëlani flokët dhe t'i vëreni dallimet.

5. TEKNIKA E THJESHTË PËR LËKURË MË RINORE

Pastrojeni fytyrën me ujë të akullt ose thjesht trajtojeni me kupëza të akullit dhe një lugë çaji mjaltë. Pastaj, tundeni të bardhtë e një veze dhe vendoseni në fytyrë. Pasi ta pastroni lëkurën e fytyrës me ujë të ftohtë, do t'i vëreni ndryshimet menjëherë.

(Kosova Sot Online)