Dy mbretëresha në një emision: Shkurte Fejza e ftuar në ‘8A8’ me Adelina Ismailin

  • A.P /
  • 01 June 2021 - 21:02
Dy mbretëresha në një emision: Shkurte Fejza e ftuar në ‘8A8’ me Adelina Ismailin

Rrallë herë na ndodh të shohim në ekranet shqiptare së bashku dy personalitete që kanë bërë revulucion në profesionin e tyre, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në emisionin ‘8A8’ me Adelina Ismailin, kësaj radhe e ftuar ishte Bylbyli i muzikës popullore Shkurte Fejza, e cila u përgjigj në shumë pyetje rreth jetës e karrierës, të parashtruara nga autorja e emisionit Mbretëresha e muzikës shqipe Adelina Ismaili.


Shkurte Fejza, ndër të tjera tregoi se cilat këngë janë dedikim për bashkëshortin e saj, Hajrush Behlulin.

"Thuhet nifar mendimi i naltë që n’botë njerëzit vijn prej dashurisë, dashuria është shumë dimenzionale, dashuria për vendin, dashuria që n’këtë rast ti po më pyet për Hajrushin.
Edhe Hajrushit i kam këndu, i kam dy këngë të cilat kryesisht janë për Hajrushin. Ka qenë një këngë “Dielli i jetës sime”, është një këngë shumë e mirë, edhe së fundi e kam bërë një këngë “Fati”. Këto të dyja i kushtohen Hajrushit”, ka deklaruar Fejza.

Emisionin e plotë ‘8A8’ me Adelina Ismailin, mund ta shikoni të plotë në videon në vijim...

(Kosova Sot Online)