Përdorimi i rrushit në rutinën tuaj të bukurisë

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 13:39
Përdorimi i rrushit në rutinën tuaj të bukurisë

A e keni ditur se lëngu i rrushit është një pastrues i shkëlqyer për të gjitha llojet e lëkurës? Natyrisht, ky lëng është një element shumë i rëndësishëm për rutinën e bukurisë, andaj edhe shumë receta shtëpiake e përfshijnë edhe lëngun e rrushit. Ndani dy ose tri kokrra rrush dhe me lëngun e tyre trajtojeni gjithë lëkurën e fytyrës, duke shmangur trajtimin e zonës së syve dhe gojës. Pasi që të kenë kaluar rreth pesë minuta, pastrojeni lëkurën me ujë të vaktë.

E mira është se të gjitha femrat, pa marrë parasysh se çfarë lloj lëkure kanë, mund ta përdorin këtë trajtim. Krijoni një maskë duke kombinuar 1 lugë çaji lëng rrushi, 1 lugë çaji lëng limoni dhe 1 lugë çaji lëng mente. Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë dhe qafë para se ta pastroni. Pastaj, përzieni lëngun e trëndafilit me ujë të ftohtë dhe përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë. Kjo recetë është e vlefshme vetëm për femrat me lëkurë të yndyrshme. Merrni 10 kokrra rrush, 2 lugë çaji çaj kamomili dhe 2 lugë çaji miell misri. Përzieni çajin e kamomilit me miellin e misrit, pastaj shtojani rrushin e shtypur. Pastën e fituar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për pesëmbëdhjetë minuta, para se ta fshini. Përfundimisht, aplikojeni zbutësin tuaj të rendomë.

(Kosova Sot Online)