Ç’mund të bëni për të zvogëluar gjoksin

  • E.K /
  • 11 June 2021 - 08:47
Ç’mund të bëni për të zvogëluar gjoksin

Faktorë të ndryshëm si gjenet, shtatzënia, obeziteti, ushqyerja me gji, efektet anësore të disa medikamenteve, etj mund të shkaktojnë rritjen e gjoksit me kalmin e kohës.

Një gjoks i madh mund të shkaktojë dëme fizike dhe emocionale si, dhimbje shpine, dhimbje qafe, frymëmarrje të vështirësuar, skuqje poshtë tyre apo edhe rënie. Ç’mund të bëni për ta dobësuar në kushte shtëpie?

Ushtrime kardio

Disa lloje ushtrimesh kardiovaskulare luftojnë pikërisht peshën në kraharor dhe pjesën e sipërme të trupit.

– Fokusohuni në ushtrimet kardio ‘të poshtme’ meqënëse femrat me gjoks të madh nuk mund të bëjnë ushtrime si joga apo vrapimi. Bëni ushtrime si bicikletë stacionare (të fiksuar), trajnim eliptik për 45 minuta të paktën 5 ditë/javë.

– Ushtrime të vecanta trajnim-forcimi për të ndihmuar në shtrëngimin e muskujve të gjoksit dhe zvogëlimin e madhësisë së tij. Shëmbuj të këtyre ushtrimeve përfshijnë pompat dhe ngritjen e peshave duke qëndruar shtrirë. Përsëritini ato disa herë në javë duke bërë nga 8-12 të tilla.

Këshillë: Vishni recipeta sportive gjatë ushtrimeve.

Ushtrime aerobike

Këto lloj ushtrimesh ju rrisin normën e metabolizmin, duke ulur akumulimin e dhjamit. Kur të filloni të bini nga pesha, automatikisht gjoksi juaj do të fillojë të zvogëlojë masën.

– Ngjitja e shkallëve është një ushtrim tipik që mund të bëni cdo ditë.
– Ciklizimi
– Ecja e shpejtë gjithashtu ndihmon në djegien e dhjamit në trupin tuaj.

Sigurohuni të bëni ushtrime aerobike për 30 minuta, për të paktën 4-5 herë/javë.

Masazhimi

Masazhimi është një tjetër mënyrë për tonifikim dhe largim të dhjamit. Sigurohuni t’i kushtoni të njëjtën kohë secilit.

– Aplikoni vaj ulliri ose kokosi në gjoks
– Masazhoni në formë rrethore duke përdorur gishtat tuaj përreth 10 minuta
– Përsëriteni 2 herë/ditë për të paktën 3 muaj për rezultate më të dukshme.

Xhinxher

Në mjekësinë tradicionale xhinxheri është përdorur për reduktimin e masës së gjoksit mbasi ai rrit normën e metabolizmit dhe djegien e dhjamit duke qënë se gjoksi kryesisht përbëhet nga inde dhjamore.

– Zieni 1 lugë xhinxher të integruar në 1 gotë me ujë për 10 minuta.
– Kullojeni, shtoni pak mjalt dhe pijeni ngadalë
– Pini 2-3 gota cdo ditë.

(Kosova Sot Online)