Kush thotë se duhet të kaloni disa orë për një grim të qëndrueshëm?

  • A.P /
  • 14 June 2021 - 15:33
Kush thotë se duhet të kaloni disa orë për një grim të qëndrueshëm?

Vizatimi i një linje pak më të gjatë në kapak, sikur krah, duket si një gjë goxha e vështirë. Por, në fakt nuk është. Krejt për çfarë keni nevojë janë disa minuta dhe një shirit ngjitës. E ngjitni një pjesë të shiritit ngjitës përgjatë skajit të kapakut duke e lënë një milimetër mes shiritit dhe linjës së qerpikëve. Më pas e aplikoni tushin për sy, duke u kujdesur që në këndin e brendshëm të syrit linja të jetë më e hollë, e në të jashtmin më e gjerë. Më pas e hiqni shiritin dhe linja në kapakë do të jetë e rregullt. Aplikojeni edhe maskarën dhe sytë tuaj do të duken të përkryer.

TUSHI OSE LAPSI I BARDHË

Tushi ose lapsi i bardhë mund t'ju ndihmojë që t'i theksoni sytë e vegjël ose të varur. Përdoreni lapsin e bardhë në këndet e brendshme të syrit në mënyrë që ta hapni atë. Në kënd e vizatoni formën e shkronjës V dhe ngadalë i barazoni skajet.

NGJYRA PËR BUZË

Nëse ju ndodh që t'ju zbehet ngjyra për buzë vetëm pas disa orësh, aplikojeni një shtresë të ngjyrës e më pas në buzë e shtypni një pecetë letre. Mbi pecetë e aplikoni pak pudër në formë guri ose pluhuri në mënyrë që të forcohet ngjyra. Pas kësaj e aplikoni edhe një shtresë dhe ngjyra e buzëve do të qëndrojë tërë ditën.

FLOKËT E MBLEDHUR NË MAJË TË KOKËS

Kjo këshillë e thjeshtë do t'ju ndihmojë që flokët tuaj të mbledhur në majë të kokët të qëndrojnë aty deri në fund të ditës. Në zverk i bëni dy bishta sa më afër njëritjetrit. I mbështillni dhe i shtrëngoni me mbajtëse dhe me llak për flokë. Në këtë mënyrë flokët tuaj do të qëndrojnë shumë më gjatë në vendin e duhur.


(Kosova Sot Online)