Këshilla për grim për femrave që kanë sy më të vegjël

  • E.K /
  • 15 qershor 2021 - 08:36
Këshilla për grim për femrave që kanë sy më të vegjël

Nëse keni sy të vegjël, grimi dhe theksimi i tepërt mund të kenë efektin e kundërt dhe sytë atëherë duken edhe më të vegjël

Për të shmangur këtë, zbatoni këshillat e mëposhtme.

Mos i lini pas dore vetullat

Sot, vetullat më të trasha dhe të plota janë në modë, gjë që është një lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë ne që kemi sy më të vegjël. Nëse i mbani vetullat në këtë mënyrë, fokusi do të jetë te sytë.

Lëkura rreth syve duhet të jetë e hidratuar

Lani shpesh me ujë të ftohtë dhe vendosni qeset e ftohta të çajit në zonën rreth syve për të zvogëluar çdo ënjtje eventuale. Ulni konsumimin e kripës, ushtroni rregullisht dhe pini mjaft ujë.

Eliminoni gropat e syve

Përdorni korrektor për të mbuluar gropat e syve. Në atë mënyrë, nuk do t’i zmadhoni sytë, por as nuk do të përqendroheni në to.

Hijet neutrale të syve, të dëshirueshme

Përdorni hijet më të lehta dhe neutrale të syve, veçanërisht në mes të qepallës. Falë vijës së hollë që do të vizatoni me elajner të zi, qerpikët do të duken më të trashë.

Mos vendosni krejon me ngjyra nën sy

Vendosni hijet nudo në kapakun e poshtëm, sepse kështu syri do të duket më i madh dhe më i hapur. Harrojeni alajnerët e errët, krejonet dhe hijet në qepallën e poshtme nëse keni sy të vegjël.

Hijezimi

Në vijën ku mbaron kapaku i sipërm, vendosni një nuancë hije të errët. Në atë mënyrë hapni sytë. Vendosni hijen e shkëlqimit në cep të syve tuaj.

(Kosova Sot Online)