Shkencëtarët gjejnë planetin më të afërt, të banueshëm

  • A.P /
  • 12 August 2021 - 13:53
Shkencëtarët gjejnë planetin më të afërt, të banueshëm

Bëhet e ditur se shkencëtarët kanë zbuluar planetin më të afërt, të banueshëm (që ofron kushte për jetë) jashtë sistemit diellor. Ky planet gjendet vetëm 14 vjet drite larg Diellit. Planeti me emrin Wolf 1061c zyrtarisht është shpallur planeti më i afërt, i banueshëm, jashtë sistemit diellor dhe ai ka një sipërfaqe sa katër herë sipërfaqja e Tokës.

Shkencëtarët thonë se ka shumë të ngjarë që në këtë planet të ketë ujë të rrjedhshëm dhe kushtet e tjera për ta mbështetur jetën në të. "Ky është një zbulim i rëndësishëm, meqë planeti në fjalë, për dallim nga disa planetë të tjerë, të zbuluar më herët, të cilët janë edhe më afër, gjendet në të ashtuquajturën distancë të banueshme, në zonën ku mendohet se ka kushte elementare për jetë", thotë udhëheqësi i studimit, Dr. Duncan Wright nga Universiteti "New South Wales".

(Kosova Sot Online)