Përgatiteni vetë: Preparati natyral kundër rrudhave

  • A.P /
  • 01 September 2021 - 14:45
Përgatiteni vetë: Preparati natyral kundër rrudhave

Si ta përgatisni një xhel nga aloe vera, që ndihmon në heqjen e rrudhave dhe shërimin e lëkurës? Aloe vera është dhuratë nga natyra dhe ka veti të shumta shëruese. Sipas studimeve nga ekspertët e Azisë, "duke përdorur një sasi të vogël për çdo ditë xhel nga aloe vera në masë të madhe mund ta përmirësoni elasticitetin e lëkurës dhe të heqë rrudhat"

SI TA PËRGATITNI VETË XHELIN ALOE VERA?

Xhelin nga aloe vera mund ta përgatisni edhe ju vetë. Krejt çfarë ju nevojitet është bima e shëndoshë aloe vera (lat. Aloe barbadensis). 1. Pastroni duart. Me rëndësi të filloni me duar të pastra. Po ashtu, përdorni mjete të pastra, në mënyrë që xheli të mos kontaminohet. 2. Preni një gjethe të jashtme të bimës. Aty do të ketë sasi të mjaftuar të xhelit të freskët. Marrë parasysh se është i lëngshëm, është mirë të përgatisni një sasi të vogël. 3. Shtrydhni lëngun prej gjethes. Gjethen e vendosni sipër gotës dhe e lini të rrjedhë.

4. Qëroni gjethet. 5. Me një lugë të vogël merrni xhelin. Xhelin e butë e ndani nga gjethja, merrni aq sa ka dhe e lini në enë të pastër. 6. Xhelin mund ta përzieni me disa konservans natyralë, si vitamina C. 7. Xhelin e vendosni në një kavanoz të sterilizuar. 8. Xhelin mund ta përdorni. Mund ta përdorni te të djegurat prej diellit, por edhe për zbutjen e lëkurës Prej tij mund të përgatisni edhe preparate të tjera vendore. Më së miri është që xhelin ta përdorni te irritimet sipërfaqësore të lëkurës. Rrudhat mund t'i largoni, duke vendosur xhelin drejtpërdrejt në lëkurë. Bëjeni këtë ngadalë, me butësi, për tre minuta

(Kosova Sot Online)