Sa ndërhyrje kirurgjikale i ka Luana Vjollca!

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 15:30
Sa ndërhyrje kirurgjikale i ka Luana Vjollca!

Luana Vjollca, një ndër personazhet publikë më të komentuar, është përballur shpeshherë me kritika lidhur me operacionet plastike. Megjithëse, njerëzit spekulojnë për ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale, moderatorja i ka mohuar gjithmonë.

Së fundmi, Luana është përballur me disa komente të tjera lidhur me këtë çështje pas disa imazheve të reja që ka publikuar në Instagram. “I’m in a ‘thjeshtë’ mood”, shkroi Luana. Një prej ndjekësve shkruante: “Ok, po nga të tuat ça të ka mbetur?”

Moderatores nuk i ka shpëtuar ky koment, të cilit i është përgjigjur publikisht. “Gjitha vallai të miat janë, po ç’tu bëj juve unë që nuk bindeni”. Përveç moderimit, Luana është angazhuar prej vitesh dhe në muzikë. Ajo solli në fillim të verës këngën e re me titull “1 mijë vjet”.

Image


(Kosova Sot Online)