5 sekrete si të vishni rrobat e gjera në vjeshtë kur jeni trupvogël

  • E.K /
  • 08 September 2021 - 09:12
5 sekrete si të vishni rrobat e gjera në vjeshtë kur jeni trupvogël

Femrave shtatshkurtër u duhet të kthejnë xhinset, të palosin pulovrat dhe të mos veshin gjëra shumë të mëdha pasi të krijojnë idenë sikur i ka përpirë veshja. Të paktën kështu është besuar deri më tani, pasi me sekretet që ne do të ndajmë më poshtë çdo vajzë e shkurtër apo e imët do të mundet të vishet me rroba maxisize dhe të mos e humbasi feminilitetit.

Balanconi veshjet

Sekreti qëndron tek harmonia dhe balanca e copëzave! Nëse ju vishni një pulovër oversive, duhet të siguroheni që pantallonat të jenë të ngushta! E njëjta gjë vlen edhe për fustanet e leshta, duhet të kombinohen me çizme të gjata dhe pas këmbëve.

Rripi, miku juaj më i ngushtë

Pulovra të gjera të leshta, fustane XL kur masa e trupit tuaj është XS! Rripi i lidhur rreth belit do të bëjë që ju mos të dukeni të zhytyra si në një “thes”.

Ruani detajet femërore

Çdo veshje maxisize mund të duket pak mashkullore, ndaj gjëja më e mirë që mund të bëni është që outifit juaj të ketë të paktën një detaj femëror.

Pantallonat me bel të lartë dhe pulovrat e gjera përbëjnë një kombinim ideal për vajzat shtatshkurtër.

Palosni pulovrat e gjera dhe mos lejoni që bluza t’ju varet lirshëm, pasi do t’ju mbulojë duke ju bërë  të dukeni edhe më të shkurtra.

(Kosova Sot Online)