Jeni gati për ndryshime në look? Këto janë tendencat mbizotëruese të flokëve për vjeshtën 2021

  • E.K /
  • 08 shtator 2021 - 13:34
Jeni gati për ndryshime në look? Këto janë tendencat mbizotëruese të flokëve për vjeshtën 2021

Për vjeshtën e këtij viti do të dominojnë dy tendenca kryesore për flokët.

Ngjyra e kuqe do të dominojë zgjedhjet e atyre që do të duan të rinovojnë ngjyrën në flokët e tyre, ndërsa gërshetat e bukura do të vazhdojnë të jenë një zgjedhje klasike dhe fleksibël.

Ja cilat janë në detaje tendencat dominuese të flokëve për vjeshtën e vitit 2021 dhe pse jo, konsiderojini ata që të rinovoni pamjen tuaj.

Ngjyra e kuqe

Ngjyra e kuqe ishte ajo e flokëve të verës, siç dëshmohet nga zgjedhjet e shumë personazheve.

Kjo ngjyrë, jo vetëm që do të dominojë tendencat e vjeshtës, por do të përmirësohet me më shumë larmi dhe nuanca të kuqe. Nga e kuqja e ndezur në të kuqen e gjallë, gratë do përqafojnë tonet më të nxehta edhe këtë sezon.

Gërsheta

Trendi i kësaj vjeshte do të jenë dhe gërshetat e të gjitha formave dhe madhësive. Ky është modeli bazë i flokëve në paraqitjet e flokëve për javët e modës në Paris Haute Couture, duke përfshirë shtëpitë e Pyer Moss, Off-White dhe Christian Dior.

Ato janë në të njëjtën kohë, klasike, fleksibël si dhe argëtuese.

Për të mos lejuar që flokët tuaja të bien dhe për t’i arritur ato në mënyrë perfekte aplikoni një llak flokësh të lehtë rreth flokëve tuaj dhe vazhdoni t’i gërshetoni ato.

(Kosova Sot Online)