A ju pëlqejë trendi i bukurisë që riktheu Bella Hadid!

  • A.P /
  • 26 shtator 2021 - 09:04
A ju pëlqejë trendi i bukurisë që riktheu Bella Hadid!

Tendencat ikin dhe rikthehen dhe ne kemi të preferuarat nga çdo dekadë. Tani, tendencat krijohen edhe përmes mediave sociale, pasi në epokën e Instagramit, ikonat e bukurisë ndikojnë te ne ndryshe dhe një trend mund të bëhet viral në një kohë të shkurtër.

Bella Hadid është në listën e vajzave të Instagram-it që ndikojnë te ne dhe jo padrejtësisht, pasi çdo herë shohim diçka interesante tek ajo, e cila duket se guxon të bëjë ndryshime si në flokë ashtu dhe në grim.

Një nga paraqitjet e saj po diskutohet kohët e fundit dhe veçanërisht në TikTok. Modelja e famshme u shfaq me vetulla shumë të holla. Vetullat e holla ishin tendencë në vitet ’90 por edhe në fillim të viteve ’00, por duket se po rikthehen përsëri.


(Kosova Sot Online)