Aknet në trup: Pse shkaktohen dhe çfarë mund të bësh për t’i trajtuar?

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 08:32
Aknet në trup: Pse shkaktohen dhe çfarë mund të bësh për t’i trajtuar?

Aknet në trup kanë shumë shkaktarë, por kryesorët vazhdojnë të mbeten stresi, lodhja, duhanpirja, ndotja e ambientit dhe moskujdesi për veten nga ana e higjienës.

Ato nuk shmangin askënd dhe mosha nuk ka rëndësi. Nga adoleshenca e deri vonë, rreziku për akne ne trup është njësoj i madh.

Por si mund të trajtohen?

Produktet e kujdesit dhe trajtimit të akneve në çdo pjesë të trupit apo fytyrës duhet të kenë përmbajtje të : alicylic acid, glycolic ose retinoids specifikë për zonën ku do aplikohen. Me ndihmën e dermatologut, sugjerohet edhe të përdorni larës specifikë që ndihmojnë në balancimin e problemeve.

(Kosova Sot Online)