Produketet kozmetike dëmtojnë shëndetin njësoj si ushqimi. Si të zgjedhësh?

  • E.K /
  • 15 October 2021 - 15:18
Produketet kozmetike dëmtojnë shëndetin njësoj si ushqimi. Si të zgjedhësh?

Njësoj siç kujdeseni për ushqimin dhe përmbajtjen e tavolinës tuaj, duhet të tregoni merak edhe për ato produkte që vendosni në lëkur, pasi toksinat që përmbajnë hyjnë në organizëm njësoj si ushqimi.

Duhet të mësoni të lexoni etiketat dhe ne do ju tregojmë më tej nga çfarë duhet të ruheni patjetër.

Cilat janë produktet që nuk duhen përdorur në mënyrë absolute?

Të gjitha produktet kozmetike që kanë në përmbajtje silikon, parabens dhe petrolatum duhet të shmangen që të mos dëmtoni shëndetin.

Duhen shmangur gjithashtu të gjithë derivatet e këtyre substancave, përkatësisht për petrolatum zakonisht gjeni derivate me emërtimet: Paraffinum liquidum, Petrolatum, Mineral Oil, Vaseline, Ceresin dhe Ozokerite.

Tek siliconet hyjnë: Dimethicone, Dimeticonol, Polydimethicone, Cyclopentasiloxane, Cyclohexasiloxane, Quaternium-80, Amodimethicone, Cyclomethicone dhe Trimethylsiloxysilicate.

Nëse produktet që përdorni ju shkaktojnë kruarje, irritim, alergji apo skuqje nuk duhet ta përdorni. Mundohuni të zgjidhni produkte me përbërës natyralë si aloe vera, kamomili, panthenol, hyaluronic acid apo gjalpi shea.

(Kosova Sot Online)