Ky është fustani që iu nevojitet për t’u dukur elegante në vjeshtë

  • A.P /
  • 20 October 2021 - 14:56
Ky është fustani që iu nevojitet për t’u dukur elegante në vjeshtë

Printimet luajnë një rol çuditërisht të rëndësishëm në një paraqitje. Sidomos këtë vit, zgjedhjet dhe tendencat janë aq të shumta sa nuk do të mërziteni për asnjë moment. Por asgjë nuk konkurron me feminitetin e një fustani me lule, i cili kombinon romancën me stilin bohem.

Në vitin 2021, lulet kanë tendencë të jenë të mëdha dhe pak abstrakte. Fustanet mini, midi, maxi janë pjesa kryesore e sezonit, pasi vishen nga mëngjesi në mbrëmje dhe në shumë raste të ndryshme. Janë të lehta për t’u veshur dhe fleksibile saqë mund të vishen në zyrë apo dhe në një darkë.

Përveç këtyre, fustanet me lule mund të kombinohem me xhaketa të thurura apo çizme deri tek kyçet e këmbës, por edhe me atlete.

Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)