6 probleme me organizmin që paralajmërojnë puçrrat në fytyrë

  • E.K /
  • 16 November 2021 - 08:35
6 probleme me organizmin që paralajmërojnë puçrrat në fytyrë

Mjekët kinezë e quajnë fytyrën ‘pasqyrë e shëndetit’, duke qenë se lëkura reagon ndjeshëm ndaj çdo keqfunksionimi dhe ndryshimi në trup, duke na dërguar  për shembull sinjale në formën e puçrrave.

Bright Side ka zbuluar disa nga problemet në organizëm që paralajmërojnë puçrrat në fytyrë.

Ballë dhe vetulla

Puçrrat në ballë ose sipër vetullave shumicën e rasteve tregojnë për probleme të caktuara gastrointestinale.

Përpiquni ta rregulloni këtë situatë duke eliminuar ushqimet e skuqura dhe ato me shumë yndyrë nga dieta, si dhe duke e konsumuar alkoolin në sasi të moderuar.

Hundë

Puçrrat në hundë paralajmërojnë për probleme në sistemin kardiovaskular, të cilat kanë si shkaktar kryesor stresin.

Përpiquni të bëni një mënyrë jetese më aktive, relaksohuni dhe bëni një gjumë të rehatshëm.

Vesh

Sipas mjekëve kinezë, lëkura në vesh është e lidhur ngushtë me mënyrën e funksionimit të veshkave dhe sistemit urinar.

Nëse keni puçrra në vesh, ju duhet të limitoni fillimit konsumin e kripës dhe kafes, dhe filloni të pini më shumë ujë.

Mollëzat e faqeve

Mollëzat e faqeve dhe pjesa e sipërme e tyre reflektojnë funksionin e mushkërive dhe bronket. Puçrrat e shfaqura këtu mund të tregojnë për probleme me sistemin respirator. Alergjitë mund të jenë gjithashtu një arsye e shfaqjes së tyre.

Ndërsa puçrrat në pjesën e poshtme të faqeve mund të tregojnë me probleme dentare.

Kushtojini vëmendje sistemin respirator. Mbi të gjitha, ecni më shumë, merrni ajër të pastër, hiqni dorë nga duhani dhe shmangni çdo ambient ku pihet duhani.

Tregoni kujdes me higjienën orale. Provoni të konsumoni më pak ëmbëlsira dhe shmangni pijet e gazuara.

Buza

Problemet dermatologjike përreth gojës mund të na sinjalizojnë për ndonjë problem me sistemin tretës.

Përpiquni të shmangni ushqimet e shpejta. Përfshini në dietë sa më shumë ushqime të pasura në fibra, si fruta dhe perime.

Mjekër

Puçrrat në këtë pjesë të fytyrës sinjalizojnë më shumë ardhjen e ciklit menstrual. Por, mund të jenë shenjë edhe e ndonjë çrregullimi hormonal apo problemi me sistemin riprodhues.

Nëse puçrrat në mjekër hiqen shpejt,  nuk është gjë për t’u shqetësuar. Në rast të kundërt, duhet të konsultoheni me një mjek.

(Kosova Sot Online)