7 tiparet në trupin tuaj që zbulojnë inteligjencën

  • E.K /
  • 06 December 2021 - 08:44
7 tiparet në trupin tuaj që zbulojnë inteligjencën

Të gjithë e kemi dëgjuar stereotipin se njerëzit që mbajnë syze janë më të zgjuar. Sipas një studimi në universitetin e Edinburgh është zbuluar se kjo teori mund të ketë disa të vërteta. Shumë tipare trupore mund të zbulojnë zgjuarsinë e individëve. Më poshtë ju tregojmë 7 nga këto tipare që do ju surprizojnë sipas ‘Bright Side’:

1-Gjatësia. Individët e gjatë shpesh janë më të zgjuar se ata që janë të shkurtër. Kjo shpjegohet me faktin se këta persona kanë një status më të mirë dhe shihen si udhëheqës të zotë.

2-Gjoksi. Sipas një studimi është zbuluar se femrat që kanë një gjoks të madh janë më të zgjuara.

3-Ngjyra blu e syve. Sytë blu janë një shenjë e intelektit të lartë. Shumë prej shkencëtarëve më të famshëm në fakt i kanë sytë ngjyrë blu.

4-Ball i madh. Sipas kinezëve është zbuluar se të paturit një ball të madh, është shenjë e zgjuarsisë dhe aftësisë.

5-Mungesa e simetrisë së veshëve. Individët që kanë mungesë të simetrisë së fytyrës apo veshëve janë në fakt udhëheqës të zotë.

6-Buzë të holla. Personat që kanë buzë të holla shfaqen më të zgjuar në krahasim më të tjerët.

7-Mëngjarashët. Individët të cilët janë mëngjarashë e kanë hemisferën e djathtë të trurit më të zhvilluar. Ata e përpunojnë informacionin më shpejtë.

(Kosova Sot Online)