Këpucët e preferuara të Kendall Jenner këtë sezon

  • A.P /
  • 06 dhjetor 2021 - 14:47
Këpucët e preferuara të Kendall Jenner këtë sezon

Këtë dimër ne kombinojmë elegancën dhe stilin e pashembullt, duke vënë bast për opsionet e sheshta që vetëm sa mund ta bëjnë jetën tonë të përditshme më të lehtë. Kësaj kategorie i përkasin ‘mokasinet’, të njohura, të cilat së fundmi janë zgjedhja numër një.

Ato përputhen në mënyrë perfekte me pantallonat tona xhins por edhe me pjesët më të shkurtra të garderobës sonë dimërore, fustanet e linjës A, pantallonat e shkurtra ‘Bermuda’ prej pëlhure dhe fundet prej lëkure. Në këtë rast, detaji më i zgjuar stilistik janë çorapet, të cilat krijojnë një kombinim që e kemi parë shumë në street style botëror: Loafers & socks!

Image

Sa i përket ‘mokasinave’, dijeni se nuk ka kohë më të mirë se kjo për të investuar në to. Këtë pikëpamje duket se e mbështet edhe Kendall Jenner, e cila në paraqitjet e saj më të fundit në street style nuk thotë t’i lërë. Top-modelja e famshme gjithmonë na bën përshtypje me stilin e saj jashtë detyrës, prandaj shpesh i rikthehemi veshjeve të saj për të rifituar frymëzimin e humbur për stilim.


(Kosova Sot Online)