Ju njohim me ngjyrën e vitit 2022

  • E.K /
  • 01 January 2022 - 14:15
Ju njohim me ngjyrën e vitit 2022

Ngjyra e vitit 2022 do të jetë mes blusë dhe vjollcës, sipas autoritetit global të ngjyrave “Pantone”.

Kjo ngjyrë do të dominojë pasarelat e 2022-shit.
“Ishte vërtet e rëndësishme për ne që të dilnim me një ngjyrë të re, sepse kemi një vizion të ri të botës tani”, tha drejtoresha e Institutit ‘Pantone Color’, Leatrice Eiseman.

Pas mbylljeve së 2020-ës, Pantone zgjodhi dy ngjyra, “Grey Ultimate” dhe të verdhën ndriçuese, për të përfaqësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë përballë rrethanave të vështira, si dhe optimizmin për të ardhmen.

‘Very Peri’ e vitit të ardhshëm simbolizon ndryshimet që po përjeton bota, ndërsa ne synojmë të lëvizim përtej izolimit dhe pasigurisë së pandemisë.

Ngjyra është “më e lumtura dhe më e ngrohta nga të gjitha nuancat blu”, duke simblolizuar “besnikërinë dhe qëndrueshmërinë e blusë me energjinë eksituese të së kuqes” por që gjallëron “shpirtin tonë krijues”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

(Kosova Sot Online)