Hëna e re e marsit, koha më e mirë për të manifestuar ëndrrat tuaja

  • G.G /
  • 26 February 2022 - 10:12
Hëna e re e marsit, koha më e mirë për të manifestuar ëndrrat tuaja

Hëna e re do të dal më 2 mars dhe është plot magji, misticizëm dhe shumë manifestime. Hëna e re paraqet gjithmonë një mundësi se cilin kapitull të ri dëshironi të shkruani gjatë dy javëve të ardhshme. Dhe hëna e re e këtij muaji do t’ju nxisë të reflektoni mbi emocionet e rrënjosura, ëndrrat, impulset artistike dhe kënaqësinë shpirtërore.

Duke shërbyer si një nga pikat kryesore të sezonit të Peshqve, hëna e re e marsit 2022 do të na zhysë në ujërat eterike të emocioneve tona dhe do t’i bëjë ëndrrat tona më të larta të ndjehen sikur janë papritur të arritshme.

Nëse mund të lidhemi me kuptimin shpirtëror të hënës së re të marsit, mund ta përdorim atë për të sjellë më shumë bollëk në jetën tonë.

Hënat e reja kanë të bëjnë me përqafimin e fillimeve të reja në astrologji, pasi ato na nisin në një cikël të ri hënor çdo muaj. Për shkak se hënat e reja janë një pikë rivendosjeje për kalendarin hënor, ato konsiderohen si një fazë ideale për të mbjellë fara të reja në jetën tuaj, për të nisur projekte të reja ose për të vendosur synime të reja.

Kjo është arsyeja pse ritualet e manifestimit janë kaq efektive gjatë këtyre periudhave kozmike. Hëna e re e marsit 2022 zhvillohet në shenjën e ndjeshme të Peshqve, kështu që kuptimi i saj shpirtëror ka të bëjë me besimin në ëndrrat tuaja dhe hapjen e zemrës ndaj rrjedhës së jetës vazhdimisht në ndryshim.

(Kosova Sot Online)