Lexoni edhe:
Bideni fillon sot vizitën në Evropë
Je engjëll apo djall? Përgjigjja është në shenjën tënde të horoskopit:
Dashi- Sipas Astronomisë, Dashi është biri i Marsit. Ndaj të lindurit e kësaj shenje zemërohen lehtë për një pasion, për një ide dhe në çast shndërrohen në djaj, edhe pse mund të kenë zemër të madhe.
Bideni fillon sot vizitën në EvropëLexoni edhe:
Demi- Kjo shenjë e Zodiakut përfaqëson Nënën Tokë, por dominohet nga Venusi. Ndaj Demi është një shenjë engjëllorë, plot sensualitet dhe harmoni.
Binjakët- Edhe kjo shenjë është padyshim një engjëll, e udhëhequr nga Mërkuri. Në këtë shenjë bashkëjetojnë forca pozitive dhe negative. Zgjedhja varet nga dashuria.
Gaforrja- Kjo shenjë është e dominuar nga Hëna, e sigurisht personat e kësaj shenje janë engjëj që përcjellin shumë ndjeshmëri dhe ngrohtësi.
Luani- Personi i kësaj shenje ndihet si Zot, e mbi këtë nuk pranon diskutime.
Virgjëresha- Një engjëll, një person shumë altruist, i përqendruar në punë dhe veçanërisht ndaj familjes.
Peshorja- Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një engjëll. Personat e kësaj shenje përballen me jetën me shumë sharm dhe diplomaci të lindur.
Akrepi- Bëhet fjalë për një shenjë ca djallëzore, të dominuar nga Marsi. Personi që i përket kësaj shenje të horoskopit nuk humb rast për të sulmuar armikun.
Shigjetari- Kjo shenjë është e udhëhequr nga Jupiteri. Edhe pse ka ndjenja fisnike brenda vetes, sërish natyra instiktive është ajo që del fitimtare.
Bricjapi- Kjo shenjë e dominuar nga Saturni ecën me llogari në jetë dhe cilësohet si një shenjë e gatshme për të bërë gjithçka vetëm që të arrijë objektivat.
Ujori- Kemi të bëjmë me një engjëll të udhëhequr nga Urani. Një shenjë shpirtërore dhe pak me “kokën në re”, por e aftë të përballojë jetën me lehtësi dhe gëzim.
Peshqit- Të lindurit e shenjës së Peshqve janë engjëj. Elementi kryesor i kësaj shenje është uji, origjina dhe vazhdimësia e jetës.
(Kosova Sot Online)