Bideni fillon sot vizitën në Evropë

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 08:39
Bideni fillon sot vizitën në Evropë

Presidenti amerikan, Joe Biden do të udhëtojë sot për në Evropë ku pritet të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë.
Ai do të marrë pjesë në bisedimet me krerët e NATO-s dhe G7 këtë javë, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Britanisë Boris Johnson.

Ndalesa e parë e Bidenit do të jetë në Bruksel.

Sipas The Wall Street Journal, ShBA po përgatit sanksione kundër më shumë se 300 anëtarëve të dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë që të enjten.

“Nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar se kë do të sanksionojmë dhe sa do të sanksionojmë”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
“Ne do të kemi masa shtesë sanksionesh për të njoftuar që do të zbatohen së bashku me aleatët tanë të enjten kur Presidenti të ketë mundësinë të flasë me ta”, shtoi ai.

Udhëtimi i Biden do të përfshijë gjithashtu një njoftim për veprim të përbashkët për të rritur sigurinë energjetike në kontinent, i cili varet shumë nga gazi rus.

(Kosova Sot Online)