Ja çka do t’iu ndodhë nëse shikoni në ëndërr një person të famshëm

  • E.K /
  • 06 April 2022 - 08:53
Ja çka do t’iu ndodhë nëse shikoni në ëndërr një person të famshëm

Mund të ju ndodhë që të shikoni në ëndërr një person i cili është i famshëm.

Nëse keni parë një ëndërr të tillë, ekspertët që merren me këtë fushë, kanë sqaruar se ju keni ëndrra më të mëdha për të ardhmen tuaj. Sipas tyre kjo është një mundësi e mirë për të guxuar dhe të tregoheni ambiciozë ndaj diçkaje që dëshironi të bëni në jetën tuaj.

Nëse shikoni në ëndërr se një i famshëm është miku juaj, kjo tregon se ndoshta po dyshoni për miqësinë tyre.

Nëse e shikoni veten tuaj të famshëm në ëndërr, kjo do të thotë se në jetën tuaj reale keni nevojë për lavdërim dhe mirënjohje.

Nëse shikoni se po bëni seks me një të famshëm, kjo do të thotë se duhet të luftoni në rrugën drejt suksesit. Ekspertët sqarojnë se truri juaj është entuziast për dëshirën që ju keni për të arritur suksesin.

(Kosova Sot Online)