Pas Brezovicës, Prokurorja Speciale të zbarkon edhe në Prishtinë për zbardhjen e krimit 8 vjeçar nën Shpend Ahmetit

Pas Brezovicës, Prokurorja Speciale të zbarkon edhe në Prishtinë për zbardhjen e krimit 8 vjeçar nën Shpend Ahmetit

Gani Qarri

  • 06 April 2022 - 07:40

Shkruan:ANALISTI - Gani Qarri

Fillimi i shqyrtimit të dallavereve në Komunën e Prishtinës, pritet të ndodhë me ndryshimet në kupolën e KPK-së, kur mund të nisë të hallakatet edhe lëmshi i madh i krimit dhe korrupsionit, me lejet e ndërtimit në Prishtinë, qoftë si model abuzimi me atë të Fushë Kosovës që është në proces, apo modeli tjetër ai tregtimit të lejeve si në rastin e Brezovicës, për të cilin janë arrestuar mese 17 persona, në mesin e të cilëve edhe ish kryetari I Komunë së Shtërpcës Bratisllav Nikoliq, gjë që pas të gjitha parregullsive dhe veprimeve kundërligjore që kanë ndodhur gjatë udhëheqjes së tij, do duhej të ndodhte edhe me ish kryetarin Shpend Ahmeti.

-Përderisa në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ishte caktuar që me kohë seanca gjyqësore kundër ish-drejtorit të inspektoratit në Komunën e Fushë Kosovës, Afrim Krasniqi dhe inspektoreve të ndërtimit, Valbona Ferati, Doruntina Dumani dhe Mobere Hyseni, të cilët po akuzohen për dallavere me leje ndërtimore, në komunën e Prishtinës ende nuk ka asnjë paralajmërim për parregullsitë dhe veprimet e njohura kundërligjore me lejet e ndërtimit. Ndaj kur kihet parasysh se në komunat tjera , PSRK ka vepruar shpejtë dhe pa hamendje të gjata, habit fakti se çfarë po pret Prokurorja Speciale që nuk po i nxjerr ende për ti trajtuar dosjet e shumta të kallëzimeve penale kundër ish kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetit, dhe bashkë ortakut të tij Dardan Sejdiut, kur dihet botërisht, se edhe opinioni publik ka informacione, si dhe ekzistojnë dhjetëra dosje të deponuara nga qytetarët dhe bizneset për mega dallavere e tyre të njohura me lejet ndërtimore gjatë dy mandateve të kaluara në krye të Prishtinës.

Madje për dallim nga Prishtina, në komunat tjera, PSRK-ja ka vepruar shpejtë dhe pa shumë hamendje, siç u pa së fundmi konkretisht edhe me rastin e Brezovicës ku hetimet vijojnë edhe më tej, si dhe priten ndjekje dhe arrestimi tjera të të dyshuarve për abuzime, krim e korrupsion. Për aq më tepër, në gjykatën Themelore të Prishtinës tanimë ka filluar procesi gjyqësor për dallavere me lejet e ndërtimit edhe në komunën fqinje të Fushë Kosovës, por jo edhe në kryeqytet, derisa për rastet në Prishtinë, ende nuk kemi asnjë aktakuzë të ngritur, e të mos flasim për ndonjë seancë apo fillim të procesit gjyqësor për ndonjë të dyshuar dhe të akuzuar tash e sa kohë. Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ishte caktuar seancë gjyqësore kundër ish-drejtorit të i Inspektoratit në Komunën e Fushë Kosovës Afrim Krasniqi dhe inspektoreve të ndërtimit, Valbona Ferati, Doruntina Dumani dhe Mobere Hyseni, të cilët po akuzohen për dallavere me leje ndërtimore edhe pse në mungesë të pa paralajmëruar të gjykatëses, seanca është shtyrë për 19 prill 2022.

Sipas aktakuzës së ngritur më 14 dhjetor 2016, të akuzuarat Mobere Hyseni dhe Doruntina Dumani, në cilësinë e inspektoreve të ndërtimit, në Drejtorinë e Inspeksionit në Fushë Kosovë, përgjegjëse për rrugën “Shefki Kuleta” dhe “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, nuk e kanë përmbushur detyrën e tyre zyrtare që kanë qenë të obliguara ta kryejnë në bazë të obligimeve të tyre zyrtare. Dumani dhe Hyseni, gjatë vizitës së punishtes më 30 maj 2014, kanë marrë pjesë në vendosjen e pikave të ndërtimit për ngritjen e objektit numër l, sipas lejes ndërtimore të kompanisë “Princesha Construstion”, dhe kanë bërë zhvendosjen e këtij objekti nga pikat e parapara sipas lejes dhe vijës ndërtimore të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban e Komunës së Fushë Kosovës.

Po ashtu sipas aktakuzës, Valbona Ferati dhe Doruntina Dumani si inspektore të ndërtimit dhe Afrim Krasniqi në cilësinë e drejtorit të departamentit të ndërtimit, gjatë periudhës kohore 2015-2016, nuk i kanë ndërprerë punimet kundërligjore dhe nuk kanë nxjerrë vendim për rrënim, duke i mundësuar në këtë mënyrë “Princesha Construction”, të përfitojë nga ndërtimet e paligjshme në dy objekte banesore tetë katërshe edhe pse ka pasur tejkalim të lejes ndërtimore. Dhe përkundër kësaj, të akuzuarat Hyseni, Dumani dhe Ferati, thuhet se i kishin mundësuar investitorit të vazhdojnë ndërtimin e objekteve me tejkalim të lejes, t’i përfundojnë ndërtimet dhe të pajisen me leje plotësuese, duke mos respektuar lejet ligjore të ndërtimit, tejkalim për t$e cilin ka qenë në njohuri edhe i akuzuari Krasniqi, mirëpo i njëjti nuk ka ndërmarrë asgjë për të parandaluar këtë ndërtim të kundërligjshëm.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se të akuzuarat Ferati dhe Dumani, çuditërisht kanë hartuar edhe procesverbale dhe vendime për rrënim edhe atë jo në fazën e hershme të ndërtimit, por këtë e kanë bërë në kohën kur objektet ishin në fazën e avancuar të ndërtimit?! E për të gjitha këto veprime dhe mos veprime ligjore, Prokuroria, me plot të drejtë i ngarkon katër të akuzuarit me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Por megjithëse raste të tilla e të ngjashme dyshohet se ka sa një mal i tërë në mandatin qeverisës të Shpend Ahmetit në Prishtinë, tash e atëherë, nuk ka asnjë rast të hetuar dhe asnjë kallëzim penal për futjen e thellë të gardës së shpend Ahmetit me vartësit e tij në krim të organizuar.

Prandaj fillimi i shqyrtimit të dallavereve në Komunën e Prishtinës, pritet të ndodhë me ndryshimet në kupolën e KPK-së, kur mund të nisë të hallakatet edhe lëmshi i madh i krimit dhe korrupsionit, me lejet e ndërtimit në Prishtinë, qoftë si model abuzimi me atë të Fushë Kosovës që është në proces, apo modeli tjetër ai tregtimit të lejeve si në rastin e Brezovicës, për të cilin janë arrestuar mese 17 persona, në mesin e të cilëve edhe ish kryetari I Komunë së Shtërpcës Bratisllav Nikoliq, gjë që pas të gjitha parregullsive dhe veprimeve kundërligjore që kanë ndodhur gjatë udhëheqjes së tij, do duhej të ndodhte edhe me ish kryetarin Shpend Ahmeti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".