Vetëm një ngjyrë do shohim në sytë e të gjitha vajzave këtë vit!

  • E.K /
  • 06 April 2022 - 09:57
Vetëm një ngjyrë do shohim në sytë e të gjitha vajzave këtë vit!

Dikur ngjyra rozë ishte e preferuara nga grimierët për të bërë eksperimente pak më të pazakonta, ndërsa tani ngjyra e gjelbër do na përndjekë gjithë vitin.

Që prej nisjes së serialit ‘Euphoria’ ca trende jo dhe aq të zakonta po zënë vend lehtësisht edhe në grimin e përditshëm. Ndër to është edhe ngjyra jeshile që jo vetëm po kombinohet bukur me tone të ndryshme te sytë, por edhe realizmi i penelit po shkon gjithmonë e më larg tradicionales.

E gjelbra është një ngjyrë shumë fine dhe intriguese, madje jep një sharm të pazakontë sido të kombinohet, mjafton të jetë qendra e vëmendjes.

Yjet e ekranit kanë nisur ta përdorin ndaj mund të frymëzoheni lehtësisht.

(Kosova Sot Online)