Miqtë e vërtetë! Këto janë shenjat më empatike të horoskopit!

  • E.K /
  • 09 May 2022 - 13:48
Miqtë e vërtetë! Këto janë shenjat më empatike të horoskopit!

Bricjapi

Duket e habitshme kur flitet për një nga shenjat më të ftohta dhe egocentrike të horoskopit, por po. Bricjapi është një nga ata që i shikon njerëzit në thellësi dhe kujdeset gjithnjë për ndjenjat e të tjerve, duke patur empati maksimale.

Ujori

Një nga cilësitë kryesore të Ujorit është të qenurit altruist e bujarë. Kjo i lë edhe shpeshherë duarbosh. Janë jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe sensitivë. Ata nuk presin që dikush t`i kërkojë ndihmë. E ofrojnë atë me pashë.

Virgjëresha

Kjo shenjë e konsideruar si ‘martirët’ e horoskopit, kanë disa aftësi speciale për të kuptuar se çfarë nuk shkon mirë me të tjerët. Ata janë gati për të ofruar këshilla dhe sugjerime të shkëlqyera për të gjithë njerëzit.

Peshqit

Kanë ndjeshmëri ekstreme, janë delikatë dhe kanë shpirt fisnik. Janë dëgjues të shkëlqyer dhe krijojnë lidhje të fortë me emocionet e tyre. Nuk është çudi t`i shikosh duke ndihmuar edhe të huaj që s`i njohin fare. Është meritë e empatisë.

Akrepi

Shenja e akrepit është një nga shenjat me empatike në të gjithë zodiakun. Ata mundohen aq shumë të shikojnë në thellësi të karakterit të dikujt, sa që janë gati të heqin dorë nga ndjenjat e tyre për të tjerët.

(Kosova Sot Online)