Ja çfarë i bën tërheqëse shenjat e horoskopit

  • E.K /
  • 16 May 2022 - 14:06
Ja çfarë i bën tërheqëse shenjat e horoskopit

Bukuria është tërësisht subjektive. Bukurisë i mungon dimensioni dhe qëndrueshmëria afatgjatë, ndërsa sharmi, humori dhe mirësia qëndrojnë gjithmonë me ju.

Çdo shenjë horoskopi mbart me vete një tipar të caktuar që mund të konsiderohet tërheqëse për shumicën e njerëzve.

Dashi (21 mars – 19 prill)

Bukuria e individëve të shenjës së Dashit qëndron tek guximi dhe mënyra luftarake për të mbrojtur jo vetëm veten, por edhe të tjerët rreth vetes. Njerëzit e shenjës së Dashit nuk kanë frikë të jenë të parët apo të jenë të vetmit me një pelerinë të plotë ari si Lil Nas X (i cili gjithashtu është një Dash). Energjia e guximshme e Dashit frymëzon të tjerët të jetojnë dhe të vishen si të kenë dëshirë.

Demi (20 prill – 20 maj)

Njerëzit e shenjës së Demit ndihen më të gjallë kur ndodhen jashtë, duke ngrënë, duke qeshur ose duke bërë blerje në internet. Bukuria e Demit  është primare dhe sublime. Njerëzit e shenjës së Demit nuk e kanë problem nëse janë duke pozuar nudo për klasat e artit apo duke bërë ndonjë budallallik tjetër të këtij lloji. Ata mbeten vetvetja dhe vetëm vetvetja. E njëjta gjë mund të thuhet për Lizzo-n e cila ka lindur me një ndjenjë të palëkundur të vetvetes.

Binjakët (21 maj – 20 qershor)

Mendja është pasuria, motori dhe ajo çfarë të tërheq më tepër tek një Binjak. Të zgjuar dhe me një shpirt entuziast, këta njerëz mund të flasin për çdo gjë me këdo dhe shpesh e bëjnë bisedën një formë arti, ose në rastin e Andy Cohen, një karrierë. Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të thonë ose bëjnë. Janë dualistë dhe këtë gjë mund ta vërtetojë edhe Naomi Campbell.

Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)

Ata që lindin nën shenjën e Gaforres ofrojnë një energji të ngrohtë dhe ngushëlluese, e cila është shumë tërheqëse. Njerëzit e shenjës së Gaforres tërhiqen natyrshëm nga bukuria dhe kërkojnë t’i ndajnë gjetjet e tyre me botën, duke na ftuar të afrohemi më afër tyre, të flasim më butë dhe të ndjejmë më pa frikë si Henry David Thoreau.

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Luanët zakonisht kanë flokë të shkëlqyeshëm dhe kanë aparencë shumë të bukur. Edhe atyre të cilëve mund t’ju mungojnë këto veçori, e kompesojnë këtë gjë me personalitetin e tyre të zjarrtë. Këtë mund ta shikojmë edhe tek Mick Jagger ose Charles Bukowski. Luani sundon shtëpinë e pestë të krijimtarisë dhe kënaqësisë, duke rrënjosur kështu një energji që inkurajon të tjerët të dehen në drekë dhe të kalojnë gjithmonë në klasin e parë.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Virgjëreshat zotërojnë një lloj bukurie aspiruese dhe një lloj qetësie, madje edhe kur shtëpia është në zjarr (shaka). Ata duken më të mirë dhe më të aftë, sepse janë më të mirë dhe më të aftë. Dhe për t’jua vërtetuar këtë gjë shikoni Beyonce-n e cila është e shenjës së Virgjëreshës. Me sy të mprehtë dhe me shije të hollë, Virgjëresha e ka të lehtë të gjejë hapësira ​​për përmirësim në të gjitha gjërat dhe të gjithë njerëzit.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Të sunduar nga Venusi, planeti i dashurisë dhe bukurisë, Peshoret lindin për të sjellë ekuilibër dhe për të ofruar diplomaci. Këta njerëz mund të dekorojnë apartamentin tuaj, të rregullojnë vetullat tuaja dhe të riparojnë marrëdhënien e tensionuar mes jush dhe një personi tjetër.

Peshoret janë në gjendje të vendosin barazi dhe drejtësi, për ta bërë njerëzimin pak më të mirë.

Disa njerëz të shenjës së Peshores janë: shkrimtari jugor William Faulkner, aktivisti Victor Jara, avokati Timothy Leary dhe Kim Kardashian.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Njerëit e shenjës së Akrepit janë tërheqës për shkak të intensitetit të palëkundur. Estetika e tyre është magnetike si e Tilda Swinton dhe Joaquin Phoenix. I sunduar nga Plutoni, planeti i vdekjes dhe i rigjenerimit, ka një ajër misterioz rreth njerëzve të shenjës së Akrepit. Ata ju guxojnë që t’i doni ata, por nëse e pranoni sfidën dhe mund t’i rezistoni xhelozisë dhe testeve të besnikërisë, ata krijojnë partnerë jashtëzakonisht të ‘egër’ dhe shumë interesant.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Të sunduar nga Jupiteri, planeti i lojërave me zare dhe filozofisë, Shigjetarët janë gjithmonë në kërkim të një kohe të mirë dhe një debati të shëndetshëm. Ata janë gjatë gjithë kohën në lëvizje dhe për ne të cilët lidhemi në një mënyrë ankthcioze me dikë ata bëhen edhe më tërheqës. Janë gati për ta thënë të vërtetën ashtu siç është si Miley Cyrus, Nicki Minaj dhe Jim Morrison. Këta janë të vetmit persona që tregojnë se ana e egër është e vetmja rrugë që ia vlen të ecësh.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Të udhëhequr nga Saturni i ashpër, planeti i dishepujve dhe mësimeve të vështira, Bricjapët kanë standarde të larta personale. Pavarësisht gjinisë, Bricjapët kanë një strukturë veshjeje që kanë dëshirë ta rujnë edhe nëse po kalojnë një fazë jo shumë të mirë emocionale. Ata duan të ruajnë pamjen e sovranitetit stoik, si Timothée Chalamet dhe Diane Keaton. Ajo çfarë të josh tek njerëzit e shenjës së Bricjapit është vetëkontrolli i tyre dhe qasja e matur ndaj situatave politike dhe financiare. Fuqia për ta është gjëja më e bukur nga të gjitha.

Ujori (20 janar – 18 shkurt)

Ujorët janë si kubat e rubikut, ju nuk keni për t’i kuptuar asnjëherë plotësisht ata, por kjo është edhe ajo çfarë ju tërheq ju tek njerëzit e kësaj shenje. Binjakët marrin të gjitha meritat për dualitetin, por janë me të vërtetë Ujorët ata që e drejtojnë lojën me identitete sekrete dhe maska, si në lojën e roleve seksuale ashtu edhe në jetën reale. Kur bëhet fjalë për Ujorët, nuk ka dy të njëjtë, dhe siç vërtetojnë The Weeknd (a.k.a Abel Makkonen Tesfaye) dhe Anna Delvey (a.k.a Anna Sorokin), askush nuk është kurrë ai që duket.

Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

Të sunduar nga Neptuni, planeti i ëndrrave, iluzioneve, varësisë, pikturave me bojëra uji, njerëzit e Peshqve zotërojnë një lloj bukurie eterike. Ata zakonisht duken të dhemshur dhe të urtë, sikur ditari i ëndrrave të Fiona Apple të kishte ardhur në jetë. Ekziston një magji që e kanë të gjithë njerëzit e shenjës së Peshqve. Kushdo që futet në ujrat e tyre ka një transformim totale. Kjo gjë i bënë të tjerët të jenë protektivë ndaj tyre dhe botës së jashtme.

(Kosova Sot Online)